×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Transportit Rrugor paralajmëron protesta, mbi 2 mijë autobusë të bllokuar

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Sektori i transportit është një nga sektorët e shumtë që kanë pësuar humbje nga pandemia që ka përfshirë vendin tonë.Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë për RTV Dukagjinin se mbi 2000 autobusë janë jashtë përdorimit për shkak të pezullimit të punës, teksa janë dëmtuar mbi 10 mijë punëtorë e 500 kompani.

    “Pandemia dihet se ka sjellë shumë të këqija për vendin tonë. Sa i përket transportit rrugor të udhëtarëve, sot janë mbi 2,000 autobusë që qëndrojnë jashtë vendeve të tyre të punës. Janë bllokuar mbi 10 mijë punëtorë, qoftë shoferë apo staf mbështetës dhe mbi 500 kompani që operojnë në këtë sektorë. Këto shifra flasin mjaft sa i përket dëmit që i është shkaktuar transportit të udhëtarëve”.

    Kurtishaj thotë se së pari synohet të fillojë transporti ndër urban dhe brenda Kosovës në mënyrë që të lidhen qytetet dhe fshatrat në mënyrë që qytetarët të ruajnë vendet e tyre të punës.Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor thotë se është paralajmëruar se nga data 18 maj parashihet të lirohet një lloj transporti i veçantë e që sipas tij ky nuk përmbushë kërkesat e qytetarëve.

    “Ai transport është për nevojat e kompanive të caktuara dhe jo transport që lidh stacionet”.Në rast të mos lehtësimit të masave, Kurtishaj ka thënë se mund të ketë edhe protesta.“Ne do të kemi një mbledhje gjatë kësaj jave për t’u përgatitur qoftë për t’u kthyer në punë apo për të dalë në protesta”, tha ndër të tjera Ruzhdi Kurtishaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.