
Një burrë nga komuna e Mitrovicës, është arrestuar pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për llojin marihuanë dhe se sasia e konfiskuar është rreth 1 mijë e 600 gramë, raporton Front Online.
Tutje në raport thuhet se të dyshuarit i janë konfiskuar edhe një laptop, një telefon mobil dhe një peshore.
Ndërkohë që me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./ Front Online/