×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi ditor, e Henë 11 Maj 2020

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

    Dashi

    Sot ke një energji të mirë, por jo gjithçka shkon siç ke dëshirë pasi ka pak nervozizëm. Mundohu të mos shkatërrosh më tej raportet që kanë pasur vështirësi, me zënka të panevojshme. Në punë ka diçka që duhet parë.

    Demi

    Ka pak lodhje këto ditë. Përsa i përket dashurisë Hëna është në favorin tënd. Kujdes me paratë, buxheti mund të moj jetë në momentin e tij më të mirë. Është koha që të eliminosh gjithçka që është pa vlerë apo që të krijon probleme.

    Binjakët

    Venusi do të jetë pranë jush deri në gusht dhe në këtë moment mund të fitohet një dashuri nga e kaluara. Dikush mund të të mërzisë duke mos mbajtur fjalën e dhënë. Në punë është një moment i mirë për të menduar për projektet.

    Gaforrja

    Në dashuri mund të ketë probleme, sidomos me Dashin dhe Peshoren, edhe për shkak të Hënës kundër. Në punë mund të ketë probleme, por mundohu të mos debatosh.

    Luani

    Nëse dikush nuk mendon si ti në gjithçka, nuk do të thotë se nuk të do! Në këtë periudhë je i zhytur në çështje pune, disa gjëra duhen sistemuar. Ka pak lodhje.

    Virgjëresha

    Hëna e favorshme të ndihmon të zgjidhësh keqkuptimet në dashuri. Është një ditë e mirë për të zgjidhur problemet e mbetura pezull nga e shkuara. Sot përqëndrimi është i ndërlikuar dhe je pak nervoz.

    Peshorja

    Ditë pak pa ngjyra, ke nevojë të rifitosh energji. Nëse ka pak që ke mbyllur një marrëdhënie, tani mund të kthehesh të duash. Kohët e fundit të është dashur të shpenzosh shumë, tani duhet të mundohesh të mirëorganizohesh.

    Akrepi

    Në dashuri gjërat po shkojnë më mirë dhe ndihesh veçanërisht i sigurtë në vetvete, por kujdes mos të dukesh arrogant. Në punë mos u duk shumë, më mirë të shmangësh vendimet e pamatura.

    Shigjetari

    Me Mërkurin kundër në lidhje duhet të tregosh shumë kujdes. Sot ndihesh pak i shqetësuar dhe humori nuk është në maksimum. Në punë ka lodhje, por ndonjë e re pozitive nuk përjashtohet.

    Bricjapi

    Në dashuri mund të ketë ndonjë të re të bukur pozitive. Energji në punë, pas një periudhe të ulët mund të paraqiten mundësi të reja.

    Ujori

    Venusi dhe Mërkuri janë nga ana jote, ke një energji pozitive. Mirë edhe dashuria, veçanërisht për dikë që ka një lidhje. Puna shkon më mirë, por ke akoma me vete probleme nga muajt e kaluar.

    Peshqit

    Mundohu të mos shkatërrosh qëndrueshmërinë në çifti me debate që mund të shmangen. Kjo është një ditë pa shumë energji, je i lodhur dhe nervoz. Në punë mund të shfaqen probleme të ndryshme që do të të duhet t’i zgjidhësh.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.