
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit Ahmet Brahimaj.
“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës.
Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.
Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit”.
Kryeparlamentarja ka deklaruar se “Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e vetëmohuesin”.
“Kosova mbeti pa maestron! Ngushëllime komunitetit artistik! Pusho në paqe mjeshtër!”.