×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK e shqetësuar me veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

    FrontOnline
    06 Maj 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës Ka shprehur shqetësimin për veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj.

    E njëjta ka pretenduar se është penguar gjatë kryerjes së detyrës së gazetares nga një zyrtarë policorë, raporton “Front Online”.

    Reagimi i plotë i AGK-së:

    AGK e shqetësuar me veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

    PRISHTINË, 06.05.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dje (5 maj 2020) ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetares Yllka Ahmetxhekaj për pengimin gjatë detyrës zyrtare që i është shkaktuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

    Referuar ankesës së drejtuar në AGK, gazetarja e portalit ‘Periskopi’ është penguar gjatë hulumtimit rreth një rasti të karantinuar, edhe pse të intervistuarit kanë qenë të relaksuar në bisedë dhe nuk kanë shfaqur hezitim për bashkëbisedim. Përgjatë punës, ajo është telefonuar nga një person i cili është paraqitur si Polic i Njësisë së Hetimeve në Gjilan. Ky i fundit i ka thënë Ahmetxhekajt se ka kryer vepër penale dhe se do të pasojnë telefonata tjera ku puna e saj në rastin në fjalë do të shqyrtohet tutje.

    Meqë një telefonatë e tillë është realizuar nga numri zyrtar i Njësisë së Hetimeve në Gjilan, AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës, duke pyetur se cili zyrtar policor ka penguar gazetaren Ahmetxhekaj në kryerjen e detyrës zyrtare, mbi çfarë të drejte ka kërkuar materialin mbi të cilin gazetarja është duke hetuar temën në fjalë dhe mbi çfarë baze gazetares në fjalë i është thënë se ka kryer vepër penale. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje rreth pyetjeve tona.

    AGK dënon qasjet e tilla ndaj gazetarëve dhe ua rikujton zyrtarëve shtetëror se ata duhet të përmbahen nga sulmet verbale e presionet ndaj medieve. AGK gjithashtu i bën thirrje institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe Policinë, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të ndihmojnë ata në një raportim sa më të saktë dhe profesional.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.