×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni i Venecias: Ndërhyrja jonë do ta dëmtonte autoritetin e Kushtetueses

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Komisioni i Venecias ka vlerësuar se një interpretim i tij në kërkesën drejtuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të interpretuar kompetencat e presidentit rreth shpërbërjes së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, do të ishte cenim i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Këtë e kanë thënë sot për Gazetën Online Reporteri zyrtarë të Komisionit të Venecias.

    Tatiana Muchelova, nga zyra për marrëdhënie me jashtë në Komisionin e Venecias, ka thënë për Reporterin se kërkesa e Kryeministrit Kurti është çështje interpretimi i Kushtetutës së Kosovës dhe nuk ka të bëjë me zbatimin e standardëve ndërkombëtare.

    “Sot, në përgjigje të kërkesës, pasi zhvilloi një konsultë edhe me Byronë e Komisionit, Kryetari i Komisionit sugjeroi që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është organi i duhur për t’u marrë me këtë çështje, e cila në thelb është çështje e interpretimit të Kushtetutës së Kosovës dhe jo e zbatimit të standardeve ndërkombëtarëve. Nëse Komisioni do të ndërhynte, kishte rrezik që të dëmtonte autoritetin e Gjykatës. Prandaj Komisioni nuk është në gjendje të përmbushë kërkesën e bërë”, ka thënë zonja Mychelova.

    Ajo ka theksuar se kërkesën e kanë pranuar më 1 maj.

    “Më 1 maj 2020, komisioni mori në dorëzim kërkesën për opinion lidhur me kompetencat që ka Presidenti i Kosovës për sa i përket çështjeve të shpërbërjes së Kuvendit dhe formimit Qeverisë. Kjo çështje u dërgua në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga një grup deputetësh dhe Gjykata po merret aktivisht me këtë kërkesë ,dhe tashmë e ka marrë tashmë një masë pezullimi”, u përgjigj ajo.

    Qeveria e Kosovës njoftoi para pak minutave se ka marrë një përgjigje nga Komisioni i Venecias por nuk dha detaje se çfarë i është thënë. Gjithsesi, Qeveria ka thënë se pas përgjigjes, nëse paraqitet nevoja, sërish do t’i drejtohen Komisionit.

    “Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit. Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Gjykata kushtetuese e Kosovës ka pezulluar deri më 29 Maj dekretin e Presidentit Thaçi për ta nominuar Avdullah Hotin si mandatar për krijimin e Qeverisë. VV po insiston në zgjedhje dhe madje nuk kanë mohuar kategorikisht se nëse LDK merr Qeverinë, të përkrahin protesta. LDK me AAK-në, Nismën dhe të tjerët tashmë kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi. Kanë ndarë edhe ministritë. PDK ndërkaq ka vendosur të mbes në opozitë, duke kërkuar zgjedhje pas pandemisë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.