
Bordi i ri i drejtorëve të KEK-ut ka shkarkuar sot kryeshefin ekzekutiv të kompanisë, Njazi Thaçin dhe zëvendësin e tij, raporton portali “Front Online”.
Po ashtu, siç mëson Front Online gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.
Vendimin e ka marrë Bordi i ri një ditë pas shkarkimit të Bordit nga Qeveria e Kosovës. Përndryshe, KEK-ut, përdallim nga shumë kompani publike, që disa vite operon me fitime.
Arsyet për shkarkimet e tyre, nuk janë bërë të ditura. /Front Online/