×
  • Lajme
  • Lajme

    6 lokalitete në Viti shpallen vatra të përhapjes së Coronavirusit

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 6 lokalitete në qytetin e Vitisë si vatra të infektimit më Covid-19.

    Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Shtabit Emergjent në këtë komunë, Tefik Salihu.

    I cili tha se përvec 5 fshatrave që janë shpallur si vatër e infeksionit me coronavirus, është edhe një ndërtesë në qytet.

    “Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 6 lokalitete si vatra të infektimeve me Coronavirus në Viti, prej këtyre 6 lokaliteteve, vatër e përhapjes me Covid-19 është shpallur edhe një ndertëse në qytet në të cilën janë konfirmuar dje nga IShPK-ja 9 persona, nga 10 sa ishin gjithsej”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se Komiteti komunal për shpëtim në këtë komunë i ka marrë shumë seriozisht vatërat e përhapjes së coronavirusit të cilat u shpallen nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Komideti komunal për mbrojtje dhe shpëtim vatrat e përhapjes së infeksionëve me croronavorus I ka marrur shumë seriozisht, dhe janë duke punuar për parandalimin e përhapjes së këtij virusi”

    Salihu tha se rastet e mbrëmshme janë raste kontakti.

    “Përdryshe rastet janë raste kontakti me persona të tjerë”, shtoi ai.

    Më tej, ai tregoi se gjendja e të prekurëve në këtë komunë është stabile ndërsa 3 prej tyre janë shruar.

    “Deri tani në komunën e Vitisë janë 44 të infektuar, 6 janë në spital, të tjerët po trajtohen në kushte shtepiake në vetëizolim, ndërsa 3 janë shëruar. QKMF në këtë komunë i viziton të prekurit nëse ka nevojë dhe gjendja e tyre është stabile”, potencoi Salihu për Front Online.

    Salihu tha se kanë marrë ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe se ka pasur donacione të ndryshme për gjërat elementare në QKMF-në e Vitisë.

    “Para dy dite kemi pas nndihma nga Ministria e Shëndetësisë, kanë sjellur dezinfektues, maska, dorza edhe rroba, për rroba kanë nevojë më shumë stafi I QKMF-së në Viti, pra janë në mungesë të tyre pasi që janë njëpërdormshe. Komuna e Vitisë ka pasur edhe donacione të ndryshme për të ndihmuar qytetarët e kësaj komune në këtë situate të pandemisë”, përfundoi ai.

    Vitia ishte komuna e parë ku u shfaq përherë të parë në Kosovë Covid-19.

    Ndryshe, në Kosovë deri më tani kanë vdekur 12 persona, të prekuar nga virusi janë 561, ndërsa të shëruar janë 102./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.