×
  • Lajme
  • Lajme

    Në QKUK vendoset për herë të parë stenti retriever në tru, shpëtohet jeta e 70 vjeçares

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është përdorur stenti në enë të gjakut, tek pacientja 70 vjeçare me paralizë (hemiplegji) të anës së majtë si pasojë e mbylljes së enës së gjakut në tru me tromb (ACM djathtas). Kjo është mundësuar falë investimeve që janë bërë nga menaxhmenti i ShSKSUK për krijimin e Stroke Center dhe trajnimeve të stafit mjekësor të Klinikës së Radiologjisë.

    Ekipi i radiologëve për herë të parë ka përdorur stentin (retriever) për heqjen e gjakut të ngjizur (trombit )në arteriet e trurit (kokës) dhe rihapjes së qarkullimit të gjakut në tru.

    Stent retriever është një produkt shumë i avansuar i cili ndihmon në kapjen dhe tërheqjen e trombit (gjakut të ngjizur) dhe rihapjes së enës së gjakut. Me rivendosjen e qarkullimit të gjakut në enën e mbyllur, mundësohet të furnizohet me ushqim dhe oksigjen pjesa e trurit e cila është e rrezikuar të dëmtohet, me çka i rikthehen funksionet të cilat filluan të humben (varësisht nga regjioni i dëmtuar i trurit).

    Pacientja e trajtuar me procedurën minimale invazive radiologjike të trombektomisë mekanike, menjëherë ka kthyer në masë të madhe funksionimin e dorës së majtë dhe këmbën e majtë .

    Ekipi radiologëve Dr. Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati, udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, me ndihmën e teknikut të radiologjisë Shefki Bytyqi, përkrahur nga ekipi i anesteziologjisë Dr. Ismet Arifaj, Dr. Arjan Ademi me anestezistin Bekim Halili, neurologët Dr. Blerim Myftiu, Dr. Bashkim Sheholli, Syzana Aliçkaj dhe mjekët emergjent Dr. Naser Syla, Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Destan Cakaj, Dr. Valbona Gashi, specializantët Dr. Nazife Rexhepi dhe Mirjeta Binakaj.

    Kjo teknikë bashkëkohore po aplikohet në ShSKUK si rezultat i iniciativës së Klinikës së Radiologjisë, përkrahur nga menaxhmenti në krye me Dr. Basri Sejdiun, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Nexhmedin Shala, i Klinikës së Anesteziologjisë, Prof. Dr. Nehat Baftiu, dhe drejtori i Klinikës emergjente Dr. Basri Lenjani.

    Mediet e interesuara mund të marrin pamje dhe intervistë me dr. Bujar Gjikolli dhe ekipin, sot në ora 14:00, në hapësirat e Stroke Center që ndodhen në Klinikën e Neurologjisë.

    Ju mirëpresim!

    Me respekt,

    https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2566849193631871

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.