×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Petrol Company” ndan 70 pako ushqimore për familjet në nevojë Pejë

    FrontOnline
    09 Gusht 2019

    Petrol Company ka bërë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Pejës, e kjo është bërë në prag të festës së Kurban Bajramit, njofton Gazeta Blic.

    Valentina Mekani, menaxhere në Petrol Company, thotë se si kompani do të jenë çdo herë në ndihmë të familjeve në nevojë.”Fillimisht e kemi bërë një kërkesë në Komunën e Pejës për numrin e familjeve që kanë nevojë, me ndihmë të komunës neve na kanë treguar që afërsisht janë 50 familje që kanë nevojë. Mirëpo, ne jemi përgatitur për 20 familje më shumë, do të thotë gjithsej 70 pako”, tha ajo.

    Mekani u shpreh se nuk do të ndalen duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë, derisa bëri të ditur se nesër do të dhurohen dy shtëpi për dy familje në Gjakovë.

    “Kjo nuk është hera e parë që ne vetëm japim ndihma për familjet në nevojë, ka edhe raste të tjera. Kam rastin dhe kënaqësinë të tregojë që nesër kemi me i dhënë dy palë çelësa për dy familje në nevojë në qytetin e Gjakovës, kjo na bënë neve të ndjehemi shumë mirë. Nuk do të ndalemi asnjëherë, çdo herë do të jemi krahë klientëve tanë dhe në krahë të familjeve që kanë nevojë”, u shpreh ajo.

    Kurse, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka falënderuar Petrol Company që kanë zgjedhur që për këtë festë të ndihmojnë qytetarët e kësaj komune.”Shfrytëzoj rastin të falënderoj kompaninë Petrol që ka bërë donacionin për rastin e Bajramit për 50 familje skamnore. Ky është një donacion i radhës që e bëjnë donatorë të ndryshëm përmes Komunës së Pejës, me ç’rast ne bëjmë përzgjedhjen e familjeve skamnore ku ne disponojmë një listë në bazë të kategorive dhe gjithmonë mundohemi të bëjmë një përzgjedhje sa më adekuate për ato familje që kanë më së shumti nevojë”, tha ai.

    Loci ftoi edhe donatorët e tjerë që të ndjekin shembullin e Petrol Company që të gëzojnë familjet në nevojë me rastin e festës së Kurban Bajramit.Shkëlzen Spahiu nga qyteti i Pejës është një nga të përzgjedhurit për të marrë pakon ushqimore, e i cili është falënderues për Petrol Company.Ai thotë se po ju ndihmojnë në vazhdimësi me gjëra ushqimore.”I falënderohem kompanisë Petrol Company, ishalla gjithmonë Allahu jau kthen që nuk po na harrojnë. Jetoj në shtëpi të huaj, kam pasur aksident, e falënderoj kompaninë që po na ndihmojnë”, u shpreh ai./Front Online /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.