×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Njoftim i rëndësishëm për sigurimet sociale Kosovë – Zvicër

    FrontOnline
    08 Gusht 2019

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën do të hyjë në fuqi nga 1 shtatori 2019.

    “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019”, thuhet në komunikatën e MPMS-së.

    Ministria njofton se përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator.

    “Rrjedhimisht, ju njoftojmë se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019. Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse”, njofton Ministria.

    Ministria ka bërë të ditur edhe adresat se ku mund të drejtohen qytetarët për informata më të hollësishme.

    1. Në Republikën e Kosovës:Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale Divizioni i Pensioneve të JashtmeDepartamenti i PensioneveMinistria e Punës dhe Mirëqenies SocialeRruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.110000 PrishtinaTel +38338211663Republika e Kosovës

    2. Në Konfederatën e Zvicrës: Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):
    Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit] Av. Edmond-Vaucher 18 Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel : +41 58 461 91 11 Faks: +4158 461 97 05 Internet: http:/www.zas.admin.ch

    Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:
    IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit] Av. Edmond-Vaucher 18Postfach 3100 [Kutia postare 3100] 1211 Genf 2 Schweiz [Zvicër] Tel. +41 – 58 461 91 11 Faks +41 58 461 99 50 Internet: http://www.zas.admin.ch

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.