×
  • Front TV
  • Tenderët
  • Front TV

    “Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110.6 milionë euro (Dokumente)

    FrontOnline
    17 Janar 2020

    Enis Veliu & Lavdim Hamidi / Prishtinë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila udhëhiqet nga ministri në largim, Pal Lekaj, e ka shpallur një megatender që “peshon” mbi 110.6 milionë euro, përderisa është në ditët e fundit të mandatit të tij dhe njëkohësisht Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e vitit 2020, raporton portali “Front Online”.

    Ky njëherit është tenderi i tretë më i madh për nga shuma, përpos Autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës deri më tani.

    Sipas dosjes së tenderit që e ka siguruar portali “Front Online” të hënën që lamë pas, më 13 janar 2020, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për kontratë me titull: Ndërtimi i Autoudhës A7, kryqëzimi në disnivel A6, Autostrada A7 Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa e udhëkryqit Bresal-Dheu i Bardhë.

    Ky tender është i ndarë në katër lote: Loti i parë është mbi 7 kilometra, loti i dytë është 5.1 kilometra, loti i tretë është 6.4 kilometra dhe loti i katër është 6.2 kilometra.

    Bazuar në vlerën e përgjithshme të projektit prej mbi 110.6 milionë, vlera e një kilometri Autostradë të shpallur së fundi nga Pal Lekaj do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës rreth 4.5 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Portali “Front Online” i ka dërguar pyetje Ministrisë së Infrastrukturës se mbi çfarë baze është shpallur ky megatender, derisa Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e këtij viti dhe ministri Lekaj është në fund të mandatit, mirëpo ata si zakonisht kanë refuzuar të përgjigjen.

    Por, në Ministrinë e Financave i kanë thënë portalit “Front Online” se ky tender i ministrit në largim Pal Lekaj është në kundërshtim me Ligjin, pasi që për vlera të tilla të mëdha financiare nuk ka as buxhet në dispozicion.

    “Në bazë të Ligjit autoritetet kontraktuese mund ta përdorin 1/12 e vitit paraprak për muajin janar 2020 dhe 1/12 e vitit 2019 për muajin shkurt dhe asnjë cent më shumë, përderisa kjo është kontratë shumë e madhe financiare”, ka thënë një zyrtar i lartë në Ministrinë e Financave, i cili ka preferuar të flas pa emër.

    Në bazë të dosjes së siguruar të tenderit shihet se operatorët ekonomik, të cilët synojnë të marrin pjesë në këtë proces të prokurimit gjatë tre viteve të fundit duhet t’i kenë qarkullim financiar prej jo më pak se 20 milionë për secilin lot.

    Ky kriter zvogëlon tej mase konkurrencën vendore dhe i hap rrugë kompanive rajonale dhe ndërkombëtare.

    Gjithnjë duke u bazuar në dosje të tenderit, si asnjëherë më parë operatorët ekonomik që synojnë pjesëmarrje duhet të paguajnë vlera të mëdha financiare për sigurimin e tenderit, ku për lotin 1 vlera e sigurimit të tenderit është 900 mijë euro, për lotin 2 është 600 mijë euro, për lotin 3 shkon në 800 mijë euro dhe për lotin 4 është hiç më pak se 700 mijë euro.

    Sipas njoftimit të publikuar në dosje, takimi për hapjen e ofertave për këtë proces prokurimi është 24 shkurt 2020 në Ministrinë e Infrastrukturës.

    Lexo edhe:

    Dyshime për “kurdisje” të tenderit 1.1 milionësh në Ministrinë e Pal Lekajt (Dokumente)

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.