×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKP dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të NSh Gërmia dhe NSh Slloga

    FrontOnline
    07 Gusht 2019

    Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” dhe për një pjesë të tokës së ndërmarrjes shoqërore “Slloga (KHT Kosova). Marrëveshja në fjalë është nënshkruar sot në selinë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

    Ndërtesa “Shtëpia e Re e Mallrave” është shpronësuar në muajin gusht të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për interes publik. Ministria e Financave e ka bërë vlerësimin e pronës së ndërtesës, drunjve pyjor dhe drunjve frutor në shumën prej 5,873,155 euro për ndërtesën dhe shpronësimin në shumën prej 152,490 euro e një pjesë të tokës (170m2) për Ndërmarrjen Shoqërore “Slloga” (KHT Kosova).

    Sipas Vendimit të Qeverisë, Komuna e Prishtinës obligohet të jetë pjesë e pagesave gjatë procedurës së bartjes së pronës në Komunë. Komuna është përcaktuar si organ përgjegjës për zbatimin e kompensimit për punëtorët e NSH-ve sipas legjislacionit në fuqi, pra të kryejnë këtë obligim për punëtorët duke transferuar mjetet monetare në llogarinë e AKP-së si dhe pagesat eventuale për kreditorët e NSh-ve përkatëse. Obligimet për nivelin e pagesës për shpronësimet e pronave shoqërore përcaktohen në nenin 6A të ligjit të AKP-së.

    Për ndërtesën “Shtëpia e re e Mallrave” 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 1,174,631 euro, ndërsa për tokën e N.Sh Slloga ndërlidhur me objektin e Gërmisë në Prishtinë 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 30,498 euro.

    Me marrëveshjen e nënshkruar, komuna e Prishtinës ka marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021, dhe atë kësti i parë në muajin tetor 2019, kësti i dytë në muajin shkurt 2020 dhe kësti i tretë në muajin shkurt 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga komuna do të bëhet në llogari të AKP-së deri në muajin tetor të këtij viti 2019.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani i paralajmëroi vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër Iranit, pasi shumë vende thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” përballë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...
    Lajme03 Mars 2026
    E ngarkuara me Punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Administrimit të...
    Sport03 Mars 2026
    La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.