×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Përkundër të gjithave, PDK-ja është unike dhe e gatshme për një epokë të re

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka publikuar një shkrim ku ka reflektuar mbi zhvillimet e fundit në parti, periudhën e vështirë të PDK-së dhe pritjet për rikthimin e drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

    Abdullahu ka thënë se, pavarësisht kritikave dhe vështirësive të viteve të fundit, PDK-ja ka arritur të ruajë unitetin dhe strukturën e saj.

    “Përkundër të gjithave, sot PDK-ja është unike”, ka shkruar Abdullahu, duke shtuar se ideja për rikthimin e drejtuesve të saj nga Haga ka shërbyer si motivim për anëtarët dhe aktivistët e partisë.

    Sipas tij, përçarja e PDK-së do të kishte pasoja të rënda morale dhe politike për ata që ndodhen në Hagë, ndërsa ka vlerësuar qëndrueshmërinë e anëtarëve të partisë gjatë kësaj periudhe.

    Abdullahu ka veçuar edhe tre figura të PDK-së: Enver Hoxhajn, Memli Krasniqin dhe Bedri Hamzën, duke i cilësuar si meritorë për ruajtjen e stabilitetit të partisë në periudha të ndryshme.

    Për Enver Hoxhajn, ai ka vlerësuar përvojën dhe aftësinë për të parashikuar zhvillimet politike rajonale dhe gjeopolitike. Ndërsa për Memli Krasniqin ka theksuar aftësinë për reagim dhe konsolidimin e strukturave rreth projekteve politike.

    Sa i përket kryetarit aktual të PDK-së, Bedri Hamzës, Abdullahu ka vlerësuar korrektësinë, përvojën dhe qasjen e tij në analizimin e rrethanave politike.

    Në fund të shkrimit, zëdhënësi i PDK-së ka shprehur bindjen se partia është e gatshme për një fazë të re politike, të cilën e lidh drejtpërdrejt me kthimin e drejtuesve të saj nga Haga.

    “Përkundër të gjithave, sot jemi të gatshëm për një epokë të re që do të lindë bashkë me kthimin e tyre”, ka shkruar Abdullahu, duke e lidhur këtë me synimin për zhvillim, shpresë dhe unitet më të madh në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në shënimin e 35 vjetorit të shpalljes së pavarësisë...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. Deri më tani nuk dihet identiteti...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e Objektit Ç, në vlerë prej 4.4 milionë euro,...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverisjen aktuale duke e akuzuar për keqpërdorime dhe menaxhim të dobët të institucioneve të vendit....
    Lajme 24 Gusht 2026
    Dje rreth orës 10:00, në Shtime, një e mitur E.Baftiu e moshës 14 vjeçare nga fshati Davidovd, ka gjetur një portofol me...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një e-mail në të cilin kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, i shkruan një zyrtari tjetër...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani ka folur lidhur me raportin për gërmimet në komunën e Zubin Potokut,...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.