×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti feston pavarësinë e Ukrainës pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd: Ndihma jonë s’ka qenë kurrë transaksion

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në shënimin e 35 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës.

    Kurti në fjalën e tij se Ukraina tashmë po detyrohet të mbrojë pavarësiën e saj me armë në dorë, për shkak të Rusisë e cila funksionon mbi logjikën e vazhdueshme për zgjerim territorial.

    Agresionin rus Kurti e quan të pajustifikueshëm.

    “Kjo luftë nuk ka asnjë justifikim. Nuk e nisi Ukraina dhe nuk mund ta ndalë Ukraina, duke u tërhequr apo duke u dorëzuar. Rusia e ka sulmuar Ukrainën me qëllimin që ta shuajë si komb dhe si shtet”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka folur edhe për pozicionin e Kosovës karshi kësaj lufte, duke thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës përmes ndihmës së koordinuar politike, humanitare, ekonomike dhe të sigurisë, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.

    “Qëndrimi i Republikës së Kosovës ka qenë i njëjtë që nga dita e parë. E kemi dënuar ashpër agresionin dhe jemi rreshtuar plotësisht me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Kemi strehuar gazetarë ukrainas në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave, Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë pjesë e Operacionit Interflex për trajnimin e ushtarëve ukrainas, si dhe kemi dërguar ndihmë ushtarake, automjete dhe municion”, ka thënë Kurti.

    “Si anëtar i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ne marrim pjesë aktive së bashku me partnerët tanë në koordinimin e mbështetjes dhe në përgjigjen ndaj nevojave mbrojtëse të Ukrainës. Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës përmes ndihmës së koordinuar politike, humanitare, ekonomike dhe të sigurisë, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, ka shtuar tutje.

    Kurti ka thënë se këto nuk janë vetëm gjeste simbolike, por janë shprehje konkrete e solidaritetit me popullin ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror, integritetit territorial, dhe luftës së drejtë çlirimtare dhe antikolonialiste për liri e demokraci.

    “Ne e kuptojmë që rreziku nga Rusia nuk ndalet në kufijtë e Ukrainës. Dronët që bien në territorin e vendeve anëtare të NATO-s, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe fushatat e dezinformimit e prekin tërë kontinentin tone evropian. Sulmet e vazhduara të Serbisë ndaj Kosovës, që kulmuan me agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023, tregojnë qartë rrezikun që paraqesin për rajonin tonë shtetet dhe individët e grupet kriminale të lidhura me Federatën Ruse.Është e rëndësishme për mbarë kontinentin dhe globin që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Është jetike për brezin tonë dhe brezat e ardhshëm që Ukraina të dalë ngadhënjimtare. Një paqe që e shpërblen agresorin, nuk është paqe e drejtë dhe as paqe e afatgjate, është ftesë për agresionin e radhës”, ka theksuar Kurti.

    Në fund të fjalës së tij, Kurti ka folur edhe për deklaratën e bërë nga presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd për qëndrimin mosnjohës të Kijevit zyrtar ndaj pavarësisë së Kosovës. Kurti ka thënë se një qëndrim I tillë s’qëndron as para fakteve historike e as para se drejtës ndërkomëbtare, duke thënë se Kosova mirëpret njohjen nga Ukraina e çdo shtet tjetër.

    Tutje kreu i LVV’së ka thënë se ndihma dhe përkrahja ndaj Ukrainës s’kanë qenë asnjëherë transaksion dhe se Kosova do të vazhdojë të përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ky qëndrim u përsërit para dy javësh. Ne besojmë se ai qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike, as para të drejtës ndërkombëtare dhe do ta themi këtë sa herë të jetë nevoja, njëjtë siç e mirëpresim njohjen e pavarësisë nga Ukraina dhe çdo shtet tjetër liridashës e paqedashës që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova dhe populli shqiptar qëndrojnë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të drejtën e tyre historike.Por, solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion. Kosova e mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sot njësoj si dje, sepse jemi solidar me një popull që mbron lirinë e vet dhe të drejtën e vetë për të ekzistuar si shtet.Gëzuar Ditën e Pavarësisë!Slava Ukraini!”, ka përfunduar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka publikuar një shkrim ku ka reflektuar mbi zhvillimet e fundit në parti,...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. Deri më tani nuk dihet identiteti...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e Objektit Ç, në vlerë prej 4.4 milionë euro,...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Dje rreth orës 10:00, në Shtime, një e mitur E.Baftiu e moshës 14 vjeçare nga fshati Davidovd, ka gjetur një portofol me...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një e-mail në të cilin kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, i shkruan një zyrtari tjetër...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani ka folur lidhur me raportin për gërmimet në komunën e Zubin Potokut,...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës. Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.