×
  • Lajme
  • Lajme

    Varrezat masive në Zubin Potok, Limani: Përpjekjet për gjetje tjera do vazhdojnë

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani ka folur lidhur me raportin për gërmimet në komunën e Zubin Potokut, të cilat rezultuan në gjetjen e tri varrezave masive.

    Para mediave, Limani tha se këto përpjekje nuk janë të parat, dhe sipas tij nuk do të jenë as të fundit që të gjenden edhe mbetje tjera mortore të personave të zhdukur.

    “Opinioni ka qenë i njoftuar për gjetjet në komunën e Zubin Potokut. Ne duam të themi një gjë, që këto nuk janë përpjekjet e para dhe të fundit që janë bërë në këtë zonë, pra përpjekje të tilla për të hulumtuar dhe për të gjetur varreza, qoftë varre individuale apo varre kolektive, janë bërë që nga fillimi i këtij viti, natyrisht janë bërë edhe gjatë viteve tjera, por fatkeqësisht kanë rezultuar pa gjetje konkrete”, u shpreh Limani.

    Ai shtoi se mbetjet mortore tashmë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore.

    “Falë përkushtimit të institucioneve tona, në radhë të parë falë përkushtimit t segmentit të sigurisë, respektivisht të njësisë së Policisë për Hulumtimin e Personave të Zhdukur, këto përpjekje kanë rezultuar me gjetje konkrete. Kemi pasur fatin të kemi zbuluar tri varre masive, falë rrethanave. Kemi përfunduar në pikën ku mbetjet mortore t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor”, tha kryesuesi i komisionit.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot në orën 11:00 kanë qenë prezentë në sallën plenare të Kuvendit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës. Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se as vetë nuk e ka besuar, që pas...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën në vendin...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës janë rikthyer përsëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive....
    Lajme 24 Gusht 2026
    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, , ku një person ka humbur jetën në...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës. Sipas informacioneve , një person dyshohet se...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në orët e para të së hënës në dyqanin e tij në Mitrovicë të Jugut....

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.