
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit
“Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë”, ka deklaruar Haxhiu në një konferencë për media pas dhënies së dekretit të shtetësisë së Kosovës për Joe DioGuardin dhe bashkëshorten e tij, Shirley DioGuardi.
Deklarata vjen në një kohë kur çështja e zgjedhjes së presidentit të ri mbetet një nga temat kryesore në skenën politike.