
Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, , ku një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, rreth orës 10:00 Policia është njoftuar se një person kishte rënë nga një lartësi, derisa ishte duke punuar në një objekt në Veternik.
Viktima, një 49-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.