×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sot nis gjykimi ndaj ish-zv.kryeministrit Artan Grubi

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot do të fillojë procesin gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për abuzime në SHA “Lotaria Shtetërore”.

    Më 13 gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër Artan Grubit dhe shtatë personave të tjerë, të cilët gjatë viteve 2023 dhe 2024 bashkërisht ndërmorën veprime që tejkaluan kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumën e konsiderueshme prej 507,632,173 denarësh.

    Të gjithë të pandehurit akuzohen për vepër penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5, përfshirë paragrafin 4, përfshirë paragrafin 1, përfshirë nenin 22 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim me burg deri në pesë vjet.

    Përmes caktimit automatik, lënda iu caktua gjyqtares Biljana Shuplinovska – Jovevski.

    I pandehuri i parë – ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami ende nuk është i disponueshëm për organet e rendit, përkatësisht është në arrati dhe Prokuroria kërkon që ai të mbahet në paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh, ndërsa për të pandehurin e dytë – Artan Grubi, është propozuar zgjatje e masës së mëparshme të arrestit shtëpiak, e cila është caktuar së bashku me masën paraprake – sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror.

    Duke pasur parasysh se Prokuroria Themelore Publike Shkup paraqiti propozim për ndjekje penale, masa e paraburgimit në përputhje me nenin 470 paragrafi 4 të Ligjit për Procedurë Penale mund të jetë maksimumi 60 ditë nga data e paraqitjes së propozimit deri në përfundim të seancës kryesore, përkatësisht maksimumi 60 ditë, duke llogaritur nga 13 gushti.

    Grubi, pas më shumë se 14 muajsh në arrati, u arrestua në pikën kufitare Bllacë në shkurt të këtij viti. Pas marrjes në pyetje në Prokurori, Grubi, në vend që të mbahej në paraburgim në mungesë, u la në arrest shtëpiak për arsye sigurie.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka komentuar një tekst të autorit izraelit Jose Leva Alvarez, me...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy tha sot se Kanadaja nuk mund të lejojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara,...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një rrebesh i fortë ka përfshirë Korçën e Shqipërisë gjatë mbrëmjes së sotme. Prej më shumë se dhjetë minutash, qyteti është përfshirë...
    Të tjera
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte...
    Lajme 24 Gusht 2026
    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga studentët kërkoi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore në Pejë, sot do të shpallë aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.