×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër shpallet aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar të hënën, më 24 gusht, shpalljen e aktgjykimit për Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn. Seanca do të nisë në orën 14:30.

    Tre të akuzuarit po gjykohen për ngjarjen e 26 nëntorit 2021, kur në Gllogjan u qëllua me armë zjarri ndaj një autobusi në qarkullim.

    Si pasojë e sulmit humbën jetën shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, si dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M. Ndërkohë, F.T. mbeti i plagosur rëndë.

    Prokuroria pretendon në aktakuzë se sulmi kishte si objektiv shoferin Gani Gjokaj, i cili tashmë ka ndërruar jetë.

    Sipas organit të akuzës, familja Mehmetaj e fajësonte Gjokajn për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj. Kjo, sipas Prokurorisë, përbënte motivin e krimit.

    Aktakuza përshkruan se Kastriot Mehmetaj, i armatosur, kishte dalë në rrugë përpara autobusit dhe ishte paraqitur si person i dehur, me synimin që shoferi të ulte shpejtësinë ose të ndalonte. Kur autobusi ngadalësoi, ai, sipas Prokurorisë, kishte qëlluar drejt shoferit.

    Pas sulmit, Kastriot Mehmetaj dyshohet se ishte larguar në drejtim të fshatit Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë.

    Halil Mehmetaj akuzohet gjithashtu se, nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021, kishte nxitur djemtë e tij, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn, për vrasjen e shoferit Gani Gjokaj, duke e fajësuar vazhdimisht për vetëvrasjen e vajzës së tij, Heroina Mehmetaj.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me kontratën e Ndërmarrjes Publike, Trainkos ëpr renovim të vagonëve në Serbi. Ramadani...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Serbi, të cilat pretendojnë se zjarri në territorin e Serbisë, në...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Teksa vendi ndodhet në ngërç politik e partitë opozitare po e akuzojne kreun e VV Albin Kurtin për bllokadën, Partia Demokratike e...
    Të tjera
    Sport 23 Gusht 2026
    Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri në Ligue 1 me një barazim dramatik 2-2 ndaj Rennes, në një ndeshje ku...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Punëtorit Asdren Ademi shkaku i një komenti në Faceobok, ndërmarrja publike Trainkos i ka ndërprerë marrëdhënien e punës. Daut Haradinaj i Aleancës...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se vendi i tij nuk luajti asnjë rol në sabotimin e tubacioneve të gazit Nord Stream 1...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një ankesë e ka çuar Inspektoratin Farmaceutik në barnatoren “CFO Green Njësia 39” në Vushtrri.  Ajo që inspektorët kanë gjetur aty ka...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Policia e Durrësit ka identifikuar dhe arrestuar, pas 48 orësh, drejtuesin e automjetit që dyshohet se përplasi për vdekje një biçiklist në...
    Opinione 23 Gusht 2026
    Nga: Mero Baze Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë 36 viteve të pluralizmit, por shumë nga problemet themelore të politikës së saj kanë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.