×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Serbi, të cilat pretendojnë se zjarri në territorin e Serbisë, në zonën e Bënjakut, është shkaktuar nga territori i Kosovës.

    Sipas një komunikate për media, Policia i ka cilësuar si dezinformata dhe të pavërteta shkrimet me përmbajtje se zjarri është shkaktuar brenda territorit të Kosovë.

    “Policia e Kosovës, në funksion të informimit të saktë dhe parandalimit të përhapjes së dezinformatave, të cilat po qarkullojnë në disa media të ndryshme në Serbi, se kinse zjarri në territorin e Sërbisë në zonën e Bënjakut është shkaktuar nga territori i Republikës së Kosovës, duke spekuluar se kinse është përdorur një armë specifike e cila shfrytëzohet vetem për hudhjen e topave të zjarrit, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron se: Dezinformata dhe shkrime të tilla të pavërteta nga Serbia të orientuara ndaj Kosovës ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat përdoren me qëllime të caktuara, me synimin që para faktorit ndërkombëtar ta nxjerrin Republikën e Kosovës fajtore për çdo dukuri negative që ndodhë kryesisht në zonën kufitare me Kosovën.”, thuhet në komunikatë.

    Forcat e rendit kanë njoftuar se asnjë lloj armë e tillë siç është paraqitur në media nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka asnjë njoftim nga njësitet e forcave policore se kanë vërejtur diçka të tillë që është hedhur nga territori i Republikës së Kosovës në atë të Serbisë.

    “Policia e Kosovës me theks të veqantë Policia Kufitare në vazhdimësi është duke patrulluar dhe monitoruar situatën në zonën kufitare, në raste të caktura patrullimi bëhet edhe me njësit e KFOR-it, dhe të njëtat njësi do të reagojnë në çdo rast kur vlerësohet e nevojshme për qytetarët dhe faktorët tjerë relevant në teren.

    Po ashtu institucionet e Republikës së Kosovës do të hetojnë çdo rast për të cilin mund të ketë të dhëna se është shkaktuar nga faktori njeri, pavarsisht në cilën zonë apo vend shkaktohet rreziku.

    Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangun përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësime të panevojshme në opinion.”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Edhe deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar lidhur me vizitën zyrtare në Serbi të zyrtarëve të Trainkosit për riparimin e vagoëve...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar në lidhje me kontratën e Ndërmarrjes Publike, Trainkos për renovim të vagonëve në Serbi. Ramadani...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Teksa vendi ndodhet në ngërç politik e partitë opozitare po e akuzojne kreun e VV Albin Kurtin për bllokadën, Partia Demokratike e...
    Të tjera
    Lajme 23 Gusht 2026
    Teksa vendi ndodhet në ngërç politik e partitë opozitare po e akuzojne kreun e VV Albin Kurtin për bllokadën, Partia Demokratike e...
    Vip 23 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen dhe urimet për të kanë ardhur nga fansa e artistë të shumtë....
    Lajme 23 Gusht 2026
    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar të hënën, më 24 gusht, shpalljen e aktgjykimit për Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajn. Seanca do...
    Sport 23 Gusht 2026
    AC Milan e ka nisur sezonin e ri të Serie A me fitore, duke mposhtur Torinon 2-1 në transfertë në ndeshjen e...
    Sport 23 Gusht 2026
    Paris Saint-Germain e ka nisur sezonin e ri në Ligue 1 me një barazim dramatik 2-2 ndaj Rennes, në një ndeshje ku...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Punëtorit Asdren Ademi shkaku i një komenti në Faceobok, ndërmarrja publike Trainkos i ka ndërprerë marrëdhënien e punës. Daut Haradinaj i Aleancës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.