×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani reagon ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së: Janë të dëshpëruar, do të dështojnë!

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Irani ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja, duke i cilësuar masat e paralajmëruara si një shenjë dëshpërimi dhe duke deklaruar se ato nuk do të arrijnë ta mposhtin Teheranin, raporton Reuters.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të dielën se Uashingtoni po përsërit të njëjtat politika, pasi ka hequr dorë nga operacionet ushtarake, ndërsa paralajmëroi se edhe sanksionet e reja do të dështojnë.

    “Fakti që ata kanë hequr dorë nga operacionet ushtarake për të sjellë të njëjtat plane të vjetra tregon se ata janë të dëshpëruar”, tha Araqchi në një video të publikuar në Telegram.

    Deklarata e tij vjen pasi Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, ka paralajmëruar vendosjen e “sanksioneve më të ashpra në histori” ndaj Iranit. Bessent pritet të mbajë një konferencë për shtyp të hënën, ku pritet të japë më shumë detaje për masat e reja.

    Araqchi i bëri thirrje Uashingtonit të zhvillojë bisedime me Iranin, duke kërkuar respekt dhe një zgjidhje që, sipas tij, të jetë e bazuar në drejtësi.

    “Ne kurrë nuk kemi pasur frikë. Të gjitha veprimet e tyre, qofshin bllokada apo lëvizje të tjera ushtarake, kanë dështuar dhe kjo çështje e re e tyre do të dështojë gjithashtu”, u shpreh ministri iranian.

    Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit

    Ekonomia iraniane ndodhet nën presion të madh për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, ndërsa konflikti i muajve të fundit ka goditur më tej infrastrukturën dhe kapacitetet e vendit.

    Në të njëjtën kohë, Irani ka kufizuar rëndë lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin global të naftës. Situata ka ndikuar në furnizimet me energji dhe ka shtuar presionin mbi çmimet ndërkombëtare të naftës.

    Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar gjithashtu pasoja ekonomike për vendet që i ofrojnë “çdo lloj ndihme” Iranit. Sekretari i Thesarit, Bessent, ka kërkuar edhe bashkëpunimin e Kinës, e cila është një prej blerësve kryesorë të naftës iraniane.

    Kreu i ushtrisë së Pakistanit shkon në Teheran

    Në një zhvillim tjetër, Irani ka njoftuar se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, do të vizitojë Teheranin të hënën.

    Vizita zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të nxitur paqen dhe sigurinë në rajon. Pakistani ka luajtur një rol ndërmjetësues në konflikt, ndërsa një burim qeveritar pakistanez tha se Munir pritet të diskutojë zhvillimet e fundit, përfshirë kërcënimin amerikan për sanksione të reja.

    Ndërkohë, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke deklaruar se Teherani do të preferonte përfundimin e luftës përmes negociatave.

    Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka deklaruar se Irani do të donte një marrëveshje, por sipas tij, Teherani nuk është ende gati të pranojë kushtet që Uashingtoni i konsideron të nevojshme. /Panorama

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Policia ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar në zonën e Palasës në Himarë, i cili ka dhunuar dhe kanosur me bashkëshorten....
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas të shtënave me armë...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një laptop ka marrë flakë gjatë një fluturimi të kompanisë American Airlines, duke shkaktuar panik në kabinën e avionit dhe duke lënë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas të shtënave me armë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Qytetarë të shumtë morën pjesë sot në marshin përkujtimor, kushtuar dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Ish-pjesëtari...
    Sport 23 Gusht 2026
    Frosinone rikthehet në elitën e futbollit italian me një sfidë të vështirë, pasi në javën hapëse të Serie A do të presë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka postuar në Facebook tabelën bazuar në të dhënat e Agjëncisë së Statistikave...
    Sport 23 Gusht 2026
    Erling Haaland ka befasuar tifozët vetëm pak orë para ndeshjes hapëse të Manchester Cityt në Premier League kundër Bournemouthit, duke hequr dorë...
    Kronika 23 Gusht 2026
    Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë asistuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.