×
  • Lajme
  • Lajme

    VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Sot, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që partitë politike në Kuvend t’ia “vazhdojnë mandatin” Hashim Thaçit si president, duke shtuar se atij mandati iu ndërpre për shkak të një ndërhyrje ligjore.

    Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i VV’së, Armend Baloku. Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur si të ‘’humbur opozitën’’, dhe se, ideja që Thaçi të kthehet si president ‘’nuk mund të realizohet.

    Postimi:

    Të thuash se Thaçi do të kthehet si President i Kosovës, apo ta propozosh atë për këtë post, është, në rastin më të mirë, injorancë totale; nëse nuk është mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme.

    Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet.

    Prandaj, këto lojëra me fjalë nuk janë asgjë më shumë se deklarata publike të papërgjegjshme, me të cilat tentohet të hutohet një pjesë e vogël e shoqërisë, ndërkohë që shumica dërrmuese e qytetarëve e di tashmë se kjo është e pamundur.

    Sa më e humbur të jetë opozita në rolin e saj opozitar, aq më shumë barrë i shton vendit. Opozita është aty për të kritikuar dhe për të propozuar alternativa, e jo për ta mashtruar publikisht opinionin.

    Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetem një mashtrim i hapur.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq. Në njoftim shtohet...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Lidhur me aktualitetin politik, Ramiz Lladrovci ka theksuar që të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve të shtetit. Ne...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Aleanca ka njoftuar se nesër do zhvillojë aktivitet simbolik te hyrja e qeverisë. Në komunikatën për media, kjo parti ka bërë të...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt për vjedhjen e rëndë në Leposaviq. Në njoftim shtohet...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Lidhur me aktualitetin politik, Ramiz Lladrovci ka theksuar që të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve të shtetit. Ne...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Aleanca ka njoftuar se nesër do zhvillojë aktivitet simbolik te hyrja e qeverisë. Në komunikatën për media, kjo parti ka bërë të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se sot pasdite do të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash. Sipas një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.