×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Situata e zjarreve në Shqipëri drejt përmirësimit

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka publikuar përditësimin zyrtar mbi situatën e zjarreve në territorin e vendit deri në orën 17:00 të ditës së sotme, duke konfirmuar një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së përgjithshme dhe izolimin e disa prej vatrave më kritike.

    Përgjatë ditës janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 6 të tjera mbahen nën mbikëqyrje të rreptë. Në operacionet e stundit janë angazhuar mbi 480 forca operacionale, mes të cilëve 150 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe vullnetarë e punonjës të shërbimeve pyjore. Aksioni po mbështetet nga ajri me 3 helikopterë dhe 2 avionë specialë “Air Tractor”.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) nënvizoi se fokusi kryesor mbetet mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

    “Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesat dhe pasuritë e qytetarëve.”, theksohet në njoftimin për shtyp.

    Në zonën e Gojan–Gjegjanit në Pukë, situata ka pësuar përmirësim të dukshëm ku vatrat kryesore janë izoluar. Ndërkohë, në Prozhem të Pukës, Shtanë–Tenë të Mirditës dhe në Malin e Dajtit, ndërhyrja po vijon pa ndërprerje. Autoritetet konfirmojnë se pavarësisht intensitetit të erës në disa zona, për momentin nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara, ndërsa zjarri në Dukat është shuar plotësisht.

    Harta e vatrave aktive dhe burimet e angazhuara

    Gojan–Gjegjan (Pukë): Situatë e izoluar. Po kontrollohet vija e zjarrit me 40 efektivë FA, mjete zjarrfikëse, ekskavator dhe 2 helikopterë.

    Prozhem (Pukë): Vatra aktive në sipërfaqe pyjore. Era vështirëson punën, por nuk ka rrezik për banesat.

    Mali i Dajtit: Ndërhyrje aktive nga ajri dhe toka me 25 efektivë MZSH, 30 efektivë FA, 1 helikopter dhe 2 avionë Air Tractor.

    Shtanë–Tenë (Mirditë): Operacion aktiv me forca vendore dhe ushtarake; banesat janë jashtë rrezikut.

    Dukat (Vlorë): Vatra është shuar plotësisht.

    Resurset totale: 332 forca civile, 150 efektivë ushtarakë, 18 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”./RTSh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    I njohur nga miqtë dhe komuniteti me nofkën “Milton”, Luis Miguel ishte zhvendosur në Nicë që në moshën 11-vjeçare. Ai kishte ndjekur shkollën...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Bashkimi Evropian ka dërguar helikopterë, zjarrfikës dhe automjete emergjente në Serbi për ta ndihmuar vendin në përballjen me zjarret e mëdha që...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e vizave të emigracionit...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Aleanca ka njoftuar se nesër do zhvillojë aktivitet simbolik te hyrja e qeverisë. Në komunikatën për media, kjo parti ka bërë të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se sot pasdite do të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash. Sipas një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nesër, do të ketë kufizime në autoudhë për kamionët më mbi 20 tonë. Në...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Këshillit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.