
Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe ngapak edhe unë jam kureshtari si ju. Është çështje orësh deri sa t’i marrim vesh të gjitha bashkë”, tha Kurti.
Për t’i diskutuar këto zhvillime, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes po mban një mbledhje, ndërkohë që në të njëjtën kohë është mbledhur edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Mbetet të shihet nëse ky propozim do të marrë mbështetjen e nevojshme, pasi data 5 mars është afati i fundit kur duhet të thirret seanca për votim, në të kundërtën vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.