
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve për shkak të kundërshtimit të Madridit ndaj bombardimit të Iran.
Në një fjalim të transmetuar në televizion të mërkurën në mëngjes, Sanchez tha se pozicioni i qeverisë mund të përmbledhet me fjalët “jo luftës”.
Ai bëri thirrje që “gabimet e së kaluarës” të mos përsëriten, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, i cili sipas tij nuk kishte arritur qëllimet e veta, duke krijuar pasiguri dhe duke e bërë jetën më të vështirë për shumë njerëz.
Sanchez tha se sulmet ndaj Iranit mund të kenë një ndikim të ngjashëm ekonomik për miliona njerëz të zakonshëm, dhe qeveria po shqyrton masa për t’u përballur me këtë.
Dje, Trump premtoi të “ndërpresë të gjitha lidhjet” me Spanjën dhe e përshkroi vendin si “të tmerrshëm” pasi Scnchez refuzoi t’i lejojë SHBA të përdorin bazat e saj ushtarake për të sulmuar Iranin. Madrid ka quajtur sulmet një “ndërhyrje ushtarake të padrejtë dhe të rrezikshme”.