×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zyrtarët e KQZ-së dhe analistët kundër zgjedhjeve të reja: Shpenzime të paarsyeshme dhe krizë politike

    FrontOnline
    04 Mars 2026

    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet nga njohës të proceseve zgjedhore si e panevojshme dhe me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

    Ky skenar është riaktualizuar kryesisht për shkak të vështirësive në zgjedhjen e presidentit, por njohësit e procesit zgjedhor paralajmërojnë se një proces i ri zgjedhor nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në konfigurimin politik dhe për më tepër, do të ngarkonte qeverinë dhe qytetarët me shpenzime të konsiderueshme buxhetore.

    Për ta, zgjidhja duhet kërkuar brenda mekanizmave ekzistues institucional, pa u kthyer në një proces që ata e shohin më shumë barrë sesa zgjidhje.

    E shkuarjen në zgjedhje të reja të pamundur nuk e shohin as njohësit e çështjeve politike, pasi që sipas tyre VV s’ka interesim për të ri-kandiduar Vjosa Osmanin për Presidente, ndërkaq emrat e tjerë që do të propozoheshin nga LVV shihen si të pamundur për t’u zgjedhur President.

     

    Baraliu kundër zgjedhjeve të reja: Shpenzime të paarsyeshme dhe kalkulime partiake në dëm të qytetarëve

    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja, duke e cilësuar një veprim të tillë si të panevojshëm dhe me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

    Baraliu thekson se organizimi i zgjedhjeve përbën barrë të konsiderueshme financiare dhe se një vendim i tillë nuk duhet të merret pa u shteruar të gjitha mundësitë politike brenda institucioneve ekzistuese.

    “Këto duan buxhet të mëdha sepse kushtojnë shumë. Shpenzime të paarsyeshme. Pse të shkohet në zgjedhje kur është në pyetje e që partitë politike munden me i zgjidhë problemet mes vete. E kanë konstituuar kuvendin, e kanë formuar qeverinë. Është veprim teknik-procedural që duhet bëhet për aq sa merr kohë votimi kaq”, është shprehur ai për FrontOnline.

    Baraliu ka shprehur kritika të ashpra ndaj klasës politike, duke e akuzuar për mungesë serioziteti dhe përgjegjësie në raport me interesin publik.

    “Në asnjë pikëpamje nuk duhet lejohet kjo klasë jo-serioze, e papërgjegjshme, kalkulative, që kalkulon për interesa politike e partiake dhe zgjedhore, në dëm të çdo gjëje tjetër e pa i llogaritur obligimet ndaj qytetarëve. Kaq shumë luftëra kemi në botë e këta bëjnë beteja politike mes vete”, ka deklaruar ai.

     

    Burjani: Shkuarja në zgjedhje të reja, proces i vështirë dhe me kosto të lartë për buxhetin

    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke e cilësuar një proces të vështirë, të komplikuar dhe me kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

    Është e vështirë dhe është proces i komplikuar që të shkohet përseri në zgjedhje sepse aty pastaj kërkohet plani operativ zgjedhor nga KQZ dhe kërkohet plan urgjent brenda 45 ditëve me procedura të shkurtuara dhe thjeshtëzuara dhe buxheti mund të mbetët prap i njëjtë me atë që është organizuar herën e kaluara, pra rreth 8 milion euro”, thotë ai.

    Burjani shton se procesi mbetet i rëndë dhe se nuk garanton ndryshime të konsiderueshme në rezultatet politike.

    Kjo është e rëndë, e vështirë dhe se s’ka rezultat tjetër edhe nëse fiton diçka, Kurti nuk ka çka fiton mbi 51%’’, shtoi tutje Burjani.

    Ai thekson rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe të konsensusit demokratik.

    Ne kemi kushtetutë të qartë që kërkohet konsensus demokratik dhe nëse s’je gati me bërë konsensus për qeverisje atëherë s’ke çka. Me këtë kushtetutë, sa më parë që VV vetëdijesohet, aq më mirë do i ketë punët’’, deklaroi Burjani.

    Burjani kritikoi edhe mënyrën se si po sillet Vetëvendosje në këtë proces.

    Kjo si ka nisur VV i bie jo pjekuri demokratike dhe jo e interesuar për të zhvilluar shtetin dhe institucionet, edhe pse përgjegjësia është e të gjithëve”, tha ai.

     

    Demhasaj: Marrëveshja politike çel rrugën për presidentin, përndryshe zgjedhje të reja

    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, duke thënë nëse LVV zyrtarisht e kandidon Glauk Konjufcan për president dhe PDK-ja paraqet një kandidat të saj, atëherë gara mund të zhvillohet mes këtyre dy emrave.

    Ai ka theksuar se gjithçka varet nga marrëveshjet politike.

    Sipas analistit, mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve.

    “Nëse është zyrtare që LVV ta kandidoj Konjufcën për president dhe nëse PDK do të ketë një kandidat mund të shkohet me këta dy kandidat. Seancën e parë se mbërrin askush mbi 80 vota as në të dytën e tretën cili do që i merr 61 vota mund të zgjidhet. Nëse PDK dhe LVV bëjnë marrëveshje po por nëse LDK, PDK, AAK nuk duan ta bëjnë kuorumin dhe dështojnë kandidaturën e LVV dhe vendi shkon në zgjedhje”, ka thënë Demhasaj.

     

     Analisti politik: As Konjufca, as Osmani – ose emër i tretë, ose zgjedhje

    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që po përmenden në skenën politike.

    Sipas tij, në këtë fazë nuk është e sigurt nëse presidenti i ardhshëm do të jetë as Glauk Konjufca e as Vjosa Osmani.

    Sipas analistit, mungesa e një konsensusi mund të përfundojë ose me një kompromis të papritur me një figurë tjetër, ose me shkuarje në zgjedhje të reja.

    “As Glauk Konjufca e as Vjosa Osmani ose mund të jetë një person i tretë ose në zgjedhje. Nuk ka interesim LVV për Osmanin këtë e kandidon Kurti nëse e dinë që nuk i bën votat nuk u bë asnjë lobim për të. Për Konjufcën nuk është diçka serioze se mund të jetë kandidat për president”, tha Canaj./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.