
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President, mund të llogarisë në gjashtë nënshkrimet e AAK’së.
Ai ka thënë se të njëjtën ia ka thënë edhe LDK-së.
“I kam thënë Bedri Hamzës në tavolinë, nëse je kandidat, 6 nënshkrime i ke, i kam thënë edhe LDK-së. Çdo kandidature opozitare, nuk ka lidhje cili është, kam thënë vetëm ta japim edhe një opsion”, ka thënë Haradinaj në T7.
Ai ka thënë se është e habitshme politikisht sesi Albin Kurti nuk e ka propozuar Vjosa Osmanin për Presidente.,
Në këtë mënyrë, Haradinaj tha se Kurti e ka anashkaluar Osmanin.
“Jam i çuditur që Albin Kurti nuk e ka propozuar Vjosa Osmanin, sepse edhe e arritura e LVV-së është kontribut edhe e Vjosa Osmanit, ka qenë garë e përbashkët, është bukur e habitshme mos kandidimi i saj”, ka thënë Haradinaj.