
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë urës nr. 7, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
Në njoftimin për media thuhet se “për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”.
“Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor: Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë”, u tha në njoftimin e MI-së.
Ministria kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.