×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos udhëtojnë në 76 vende, mes tyre edhe Kosova

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe disa destinacione të njohura për pushime, si Tajlanda, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt dhjetëra vendeve për shkak të konfliktit.

    Lista e Ministrisë së Jashtme dhe e Zhvillimit për shtetet e Bashkësisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), e cila përditësohet vazhdimisht, krahas këtyre destinacioneve që shumë britanikë kanë shkuar për pushime, pjesë të kësaj liste ka bërë edhe Kosovën,  duke rekomanduar shtetasit e saj të mos udhëtojnë, përveç në raste të domosdoshme, shkruan The Mirror.

    FCDO ka listuar 76 vende që britanikët duhet t’i shmangin për momentin për shkak të konfliktit, duke u shënuar si zona që nuk mund të shkohet.

    • FCDO rekomandon që të shmangen të gjitha udhëtimet në:

    Afghanistan, Bjellorusi, Burkina Faso, Haiti, Iran, Irak, Izrael, Mali, Nigeria, Palestinë, Rusi, Sudani Jugor, Siria, Venezuela, Jemen, Algjeri, Armeni, Azerbejxhan, Benin (pjesa veriore), Burundi, Kameruni, Republika Qendrore Afrikane, Çadi, Kongo, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjeorgjia, India, Indonesia, Kenia, Jordania, Libia, Lebanon, Mauritania, Moldavia, Mozambiku, Mianmar (Birma), Pakistan, Filipine, Sudan, Arabia Saudite, Somalia, Tunizia, Turqia, Ukraina, Kuba, Kuvait, Koreja e Veriut, Katar.

    • FCDO këshillon të shmanget çdo udhëtim përveç atij të domosdoshëm në këto zona:

    Angola, Bangladesh, Bolivi, Brazil, Kamboxhia, Gana, Kolumbia, Ekuador, Guatemala, Kosova, Meksika, Malajzia etj.

    Zona të mëdha të hapësirës ajrore mbeten të mbyllura në gjithë Lindjen e Mesme. Disa linja ajrore, kanë thënë se po “monitorojnë nga afër situatën” dhe kanë anuluar “një numër fluturimesh drejt Lindjes së Mesme”./Reporteri.net/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’detyrim’’ kushtetues me arrit konsensus për emrin...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin...
    Lajme03 Mars 2026
    Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka kërkuar që dëshmitari Koen Herlaar të detyrohet që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve ose dëshmia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani i paralajmëroi vendet evropiane  kundër bashkimit me luftën kundër Iranit, pasi shumë vende thanë se mund të ndërmarrin “veprime mbrojtëse” përballë...
    Sport03 Mars 2026
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League. “Topçinjtë” synojnë...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për diskutimet që...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.