×
  • Sport
  • Sport

    Arteta mbron taktikat e lojës së tij: Kjo është rruga jonë

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League.

    “Topçinjtë” synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa të mërkurën mbrëma udhëtojnë drejt “Amex Stadium”.

    Arsenali është i pamposhtur në 11 ndeshje si mysafir në të gjitha garat dhe vjen pas një fitoreje të ngushtë ndaj Chelsea FC, duke ruajtur epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës.

    Skuadra londineze gjithashtu ka barazuar rekordin për më shumë gola të shënuar nga këndoret në një sezon të vetëm në Premier League, me 16 realizime.

    Arteta mbrojti taktikat e tij në situatat standarde, pas kritikave të fundit.

    “Është pjesë e punës. Kam thënë se duam të shënojmë më shumë, por edhe pësojmë. Kjo është rruga jonë. Ka shumë faktorë në lojë – disa lidhen me ne, me nevojën për të qenë më të qartë dhe më të vendosur në disa veprime, por edhe kundërshtari ka rolin e tij,” u shpreh tekniku spanjoll.

    Arsenali synon titullin e parë kampion në mbi dy dekada dhe çdo hap në javët e mbetura të sezonit konsiderohet vendimtar në garën e ngushtë për kreun./rtk

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Eliminimi fizik i liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, më 28 shkurt 2026, shënoi një moment historik në konfliktin Lindje të Mesme,...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para mediave në prag të përballjes kundër Brighton-it në kuadër të Premier League. “Topçinjtë” synojnë...
    Vip03 Mars 2026
    Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar kritikat se konflikti që po shpërthen në Lindjen e Mesme do të shndërrohej në një “luftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për diskutimet që...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Lajmet e publikuara së fundmi nga Irani për mundësinë e një sulmi me raketa ndaj Ashraf 3 dhe mbulimi i tyre në...
    Vip03 Mars 2026
    Reperi amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs, do të lirohet nga burgu rreth një muaj e gjysmë më herët, ndërsa përpiqet të kundërshtojë dënimin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.