×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, vendosen etiketa fyese në Ambasadën e Kosovës në Berlin

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se ditën e sotme, në ambientet e jashtme të ambasadës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

    Në njoftimin e MPJD’së, shtohet edhe se, mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

    Tutje, shtohet edhe se, ambasada i ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane, dhe se, policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

    Njoftimi:

    Reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se sot, në ambientet e jashtme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, janë vendosur etiketa fyese dhe me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe mbi pllakatin identifikues të objektit.

    Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi” dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.

    Menjëherë pas identifikimit të këtij akti, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar autoritetet kompetente gjermane. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës. Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve.

    Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare, duke vazhduar të ushtrojë misionin e saj diplomatik në përputhje të plotë me parimet dhe standardet ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special më 27 shkurt 2026 mori vendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Specilae të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se ditën e sotme, në ambientet e jashtme të ambasadës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, ka komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit. Ai ka bërë me dije se procedurat...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me...
    Sport03 Mars 2026
    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale....
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari në një konferencë për shtyp tha se vendi i tij nuk ishte informuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka njoftuar ka marrë vendim për themelimin e katër komisioneve me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Teherani po kërkon bisedime me SHBA-në, ndërsa operacionet ushtarake kundër Iranit vazhdojnë. Ai tregoi se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.