×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria paralajmëron qytetarët të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përditësoi njoftimin për situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se, për shkak të përshkallëzimit ushtarak në rajon, gjendja e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

    Autoritetet shqiptare këshillojnë shtetasit të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë.

    Ndërkohë, qytetarët që ndodhen aktualisht atje, duhet të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.

    Ministria u bën thirrje qytetarëve të ndjekin vetëm burime zyrtare dhe mediatike të besueshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit të gatshme, si dhe të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare në rast nevoje.

    Ajo paralajmëron gjithashtu se, në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë mbetet mundësi reale, ndërsa fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Në gjykimin për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë palët po japin fjalën përfundimtare....
    Lajme03 Mars 2026
    Djali i Ibrahim Rugovës, Uka Rugova teksa hyri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së është pyetur nëse ka votë për Vjosa...
    Lajme03 Mars 2026
    Gjendja shumë e debatueshme rreth emrit të presidentit, për Ramiz Lladrovcin është e lehtë, vetëm duhet vullnet politik. Postimi i Lladrovcit në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përditësoi njoftimin për situatën në Lindjen e Mesme, duke theksuar se, për shkak...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka zbardhur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ish-zëvendëskryeministres dhe ministres...
    Lajme03 Mars 2026
    Djali i Ibrahim Rugovës, Uka Rugova teksa hyri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së është pyetur nëse ka votë për Vjosa...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti i Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Është gjetur pas 24 orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët. Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.