×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump do të marrë pjesë për herë të parë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të hënën se do të marrë pjesë për herë të parë si president në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump e lidh pranimin e ftesës me 250-vjetorin e themelimit të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se do të punojë për ta bërë këtë “darkën më të madhe, më të nxehtë dhe më spektakolare ndonjëherë”.

    Trump e bojkotoi këtë aktivitet për herë të parë në vitin 2017 dhe nuk mori pjesë gjatë mandateve të tij të mëparshme. Para tij, çdo president amerikan kishte marrë pjesë të paktën një herë në këtë traditë që organizohet që nga viti 1921.

    Trump kishte qenë i pranishëm si i ftuar në vitin 2011, kur presidenti i atëhershëm Barack Obama dhe moderatori Seth Meyers e ironizuan publikisht lidhur me ambiciet e tij presidenciale.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë nuk do të ketë një komedian që të bëjë humor politik me presidentin. Shoqata ka ftuar mentalistin Oz Pearlman për të argëtuar të pranishmit.

    “Jemi të lumtur që presidenti e ka pranuar ftesën tonë dhe mezi presim ta mirëpresim”, deklaroi presidentja e shoqatës, Weijia Jiang.

    Që prej rikthimit të Trump në presidencë në vitin 2025, aleatët e tij kanë zgjeruar ndikimin në industrinë mediatike. David Ellison bleu Paramount Global, kompania mëmë e CBS News.

    Javën e kaluar, Paramount realizoi me sukses një ofertë për blerjen e Warner Bros. Discovery, që operon rrjetin televiziv CNN.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen. Në njoftimin e Kuvendit...
    Lajme03 Mars 2026
    Grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet për të diskutuar çështjen e presidentit. Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala konfirmoi takimin në selinë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i VV-së Albin Kurti, është takuar sot sërish me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Irani thotë se do t’ia “vë flakën” çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit, kanalin më të ngarkuar të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqjes së regjimit iranian. Në një deklaratë në Telegram, IDF...
    Sport03 Mars 2026
    Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave përballet sot me Gjibraltarin në kuadër të kualifikimeve për Kupa e Botës për 2027, që...
    Sport03 Mars 2026
    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës transferimin e një sulmuesi qendror, pasi nuk është plotësisht i bindur nga rendimenti i...
    Lajme03 Mars 2026
    Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kishin kërkuar nga gjyqtari i vetëm në çështjen gjyqësore të tyre që të ndryshojnë kushtet...
    Lajme03 Mars 2026
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i dytë i Prokurorisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.