×
  • Lajme
  • Lajme

    116 aksidente e mbi 5 mijë e 600 gjoba trafiku gjatë shkurtit në rajonin e Ferizajt, policia jep detaje

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Policia e Kosovës, ka ofruar statistikat për numrin e aksidenteve dhe gjobave përgjatë muajit shkurt në rajonin e Ferizajt.

    Aty njoftohet se gjatë këtij muaji, në këtë rajon, janë raportuar 116 aksidente në komunikacion, ku 54 kanë qenë me lëndime, dhe, 62 me dëme materiale.

    ‘‘Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej  5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut’’, njoftohet mes tjerash në komunikatë.

    Komunikata:

    Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në rajonin e Ferizajt

    Gjatë muajit shkurt- 2026, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 116 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:

    – 54 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 66 persona

    – 62 aksidente me dëme materiale.

    Për krahasim, gjatë muajit shkurt të vitit 2025 ishin raportuar gjithsej  119 aksidente, prej tyre:

    – 1 me fatalitet , 1 person i vdekur

    – 42 aksidente me lëndime, 58 persona të lënduar

    – 76 aksidente me dëme materiale.

    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar një zbritje prej  – 2.5 %.

    Po ashtu, gjatë muajit shkurt -2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej  5.691 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion dhe ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 120 shoferë automjetesh, të cilët kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

    Në muajin shkurt të vitit 2025 ishin shqiptuar gjithsej 4.426 gjoba, që paraqet një rritje prej  + 28.5 % këtë vit.

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me angazhime dhe aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.

    Apelojmë tek të gjithë shoferët e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion, të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut.

    Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo kundërvajtje në komunikacion përmes:

    – Aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë :

    -192,

    – 0290/326-250,

    – 0290/322-406.

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.