×
  • Sport
  • Sport

    Aeroplani privat i Ronaldos largohet nga Arabia Saudite mes tensioneve në Lindjen e Mesme

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Aeroplani luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë funte (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në mes të natës, ndërkohë që dy shpërthime e goditën ambasadën amerikane në Riad.

    Ronaldo, 41 vjeç, jeton në kryeqytetin saudit së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

    Megjithatë, deri tani nuk është e qartë nëse familja ndodhej në bord në momentin e nisjes së avionit.

    Sipas mediave shtetërore iraniane, gjatë natës dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në vend.

    Po ashtu, Irani njoftoi se një ndërtesë stafi në Bahrein ishte shkatërruar.

    Të dhënat nga sistemet e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se aeroplani i yllit të futbollit, një Bombardier Global Express, e realizoi udhëtimin prej afro shtatë orësh drejt kryeqytetit spanjoll, Madrid.

    Avioni luksoz u nis rreth orës 20:00 dhe u ul pak para orës 01:00 pas mesnate.

    Deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar mbi arsyet e fluturimit apo nëse largimi ka lidhje të drejtpërdrejtë me tensionet e fundit në rajon.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.