×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bajrami për buxhetin: Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore

    FrontOnline
    20 Shkurt 2026

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026-të, e të cilin thotë se Qeveria ka vazhduar me logjikën e njëjtë të shpërndarjes së mjeteve pa kritere.

    Madje ajo thotë se shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsionin endemik.

    “Sot në Kuvendin e Kosovës kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Edhe pse LVV është në pushtet që nga viti 2021 dhe e dinte rezultatin e zgjedhjeve që nga 28 dhjetori 2025, ata sot kaluan një ligj që as strukturën e vetë qeverisë nuk e pasqyron: 4 nga 19 ministra mbeten pa buxhet me ligjin që kaloj sot. Për me tepër, shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsion endemik, mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe me skema korruptive publike, pa lënë asnjë gjurmë me projekte kapitale që kanë vlerë për brezat ardhshëm. Mjafton të shohim rrugët rajonale, tash e gjashtë vjet janë punishte në pauzë. Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore të cilat zakonisht rrisin importin e thellojnë deficitin tregtar”, ka shkruar ajo.

    Bajrami vlerëson se shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetrët përmes inflacionit.

    “Pra, shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit çdo ditë të vitit dhe pastaj, kur t’u ju teket shpërndan nga një 100 Euro për të mbuluar dështimet e mëdha në arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër. Vota nuk do të duhej të ishte qëllim në vete asnjëherë, vota është mjet që një parti politike ta arrij të realizoj programin e saj në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe forcimit të shtetit, por fatkeqësisht kjo për LVV nuk vlen”, përfundon shkrimin ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet e Katar do të mbulojnë shpenzimet e akomodimit në hotel për...
    Lajme03 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, duke komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe...
    Lajme03 Mars 2026
    Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk e do më Vjosa Osmanin për presidente. Gazeta Nacionale ka mësuar se kryeministri Kurti ka vendosur...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Në këtë sezon të Premierligës ka një trend të qartë: golat nga situatat e ndalimit të lojës si: goditjet nga këndi, goditjet...
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Vip03 Mars 2026
    Armir Shahini i njohur si Miri ka hedhur akuza në drejtim të produksionit të Big Brother. Derisa po qëndronte në oborr me...
    Lajme03 Mars 2026
    Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ironizuar me pyetjen e gazetarit se a ka votë për Presidenten Vjosa Osmani....
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është ofruar të ndihmojë Emiratet e Bashkuara Arabe të mbrohen nga sulmet ajrore iraniane. Ukraina ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.