×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Premtimet e Kurtit për paga dhe subvencione ngjallin reagime: ‘’Masa sociale me efekt afatshkurtër dhe sfida fiskale’’

    FrontOnline
    13 Shkurt 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar disa premtime të mëdha për qytetarët e Kosovës, nga rritja e subvencioneve për punësimin e të rinjve, kontributet për punëtorët e shtetit me përvojë, shtesat për fëmijët, deri te paga e 13-të dhe synimi për një pagë mesatare prej 1,000 eurosh për sektorin publik.

    Këto premtime nga ekonomistët po shihen si afatshkurtër dhe rritje jo reale për një ekonomi të fortë.

    Derisa, nga sindikata e sektorit privat ky premtim shihet me rezervë dhe mund të përmbushët nëse ka sërish zgjedhje të reja.

     

    Azemi: Kurti e rriti pagën minimale kur iu deshën votat

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një prononcim për “Front Online” ka shprehur skepticizëm lidhur me premtimin e Kryeministrit Albin Kurti për të arritur një pagë mesatare prej 1,000 eurosh, që përfshin vetëm sektorin publik.

    “Realisht është shumë mirë është çdo gjë që ngritët, është i mirëseardhur, por kjo realizohet nëse shkojmë në zgjedhje të reja për shkak të Presidentit”, tha Azemi.

    Azemi ka akuzuar Kurtin që ka rritur pagën minimale për t’i fituar votat.

     

    Jusuf Azemi: Të hënën do ta bëjmë kërkesën që paga minimale të jetë 600 euro

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një prononcim për “Front Online” ka paralajmëruar se nga e hëna do të dorëzojë kërkesë që paga minimale të jetë 600 euro për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore.

    “Për ndryshe siç ka reflektuar për pagën minimale që e rriti pagën kur iu deshën votat dhe ne nga e hëna do kemi një kërkesë që paga minimale duhet të jetë 600 euro për gjithë ato kompani që kryejnë shërbime për institucione shtetërore”, thotë Azemi për “Front Online”.

     

    Paralajmërimi i ekonomisti: Paga e 13-të dhe subvencionet e të rinjve ndikim afatshkurtër, jo transformues

    Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri  ka folur për “Front Online” lidhur me premtimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale, pagën e 13-të, shtesat për fëmijë dhe subvencionet për punësimin e të rinjve, duke vënë theksin te rëndësia e qëndrueshmërisë fiskale dhe ndikimit real në ekonomi.

    Hetemi ka thënë se rritja e subvencionit për punësimin e të rinjve mund të ndihmojë në uljen e papunësisë nëse krijohen vende pune të qëndrueshme.

    “Këto premtime do t’i shihja me kujdes në aspektin e qëndrueshmërisë fiskale dhe ndikimit real në ekonomi. Rritja e subvencionit për punësimin e të rinjve mund të ketë efekt pozitiv në uljen e papunësisë dhe në frenimin e emigrimit, por vetëm nëse monitorohet mirë dhe krijon vende pune të qëndrueshme, jo formale apo afatshkurtra”, tha ai.

    Ai ka vënë në pah se paga e 13-të dhe objektivi për një pagë mesatare prej 1000 eurosh janë më sfiduese.

    Sipas tij, pa këto masa ekziston rreziku i inflacionit dhe i zgjerimit të deficitit buxhetor.

    “Paga e 13-të dhe objektivi për pagë mesatare 1000 euro janë më sfiduese, sepse rritja e pagave është e qëndrueshme vetëm nëse mbështetet nga rritje reale e produktivitetit, investimeve dhe zhvillimit të sektorit privat; përndryshe ekziston rreziku i inflacionit dhe i rritjes së deficitit. Këto masa mund të përmirësojnë mirëqenien në afat të shkurtër. Realizimi i plotë dhe efekti afatgjatë varen nga rritja ekonomike, menaxhimi i kujdesshëm i buxhetit dhe reforma strukturore në ekonomi”, deklaroi Beqiri për “Front Online”.

     

    Muhaxheri: Masat sociale mund të ndihmojnë familjet, por rritja reale kërkon ekonomi të fortë

    Ekonomisti Arton Muhaxheri në një prononcim për “Front Online” foli për premtimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ekonomi.

    Muhaxheri thot se këto masa mund të kenë ndikim pozitiv në afat të shkurtër, por kërkojnë bazë të fortë ekonomike për të qenë të qëndrueshme.

    “Janë masa që në parim kanë efekt pozitiv afatshkurtër në mirëqenie. Ato mund të rrisin konsumin, të lehtësojnë barrën për familjet dhe të stimulojnë punësimin, sidomos nëse zbatohen me kritere të qarta dhe kontroll efektiv”, u shpreh Muhaxheri.

    Ai ka paralajmëruar se sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria fiskale dhe efekti real afatgjatë i këtyre politikave.

    “Sfida kryesore mbetet qëndrueshmëria fiskale dhe efekti real afatgjatë. Nëse këto masa nuk mbështeten nga rritje e produktivitetit, investime dhe zgjerim i bazës tatimore, ato mund të krijojnë presion mbi buxhetin ose të kenë efekt të kufizuar strukturor”, ka deklaruar ai.

    Ai ka nënvizuar se politikat sociale janë të mirëseardhura, por duhet të shoqërohen me reforma strukturore që garantojnë rritje të qëndrueshme ekonomike.

    “Paga mesatare 1000 euro dhe paga e 13-të nuk arrihen vetëm me vendim politik, por me zhvillim ekonomik real. Rreziku është që përfitimi të jetë i përkohshëm dhe më shumë social sesa transformues për ekonominë”, ka thënë Muhaxheri për “Front Online”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka thënë se të gjitha takimet e kryeministrit Albin Kurti me krerët e partive opozitare...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...
    Lajme03 Mars 2026
    Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sipas tij, çështja e presidentit duhet...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve ndaj objekteve raketore të Iranit për të ndalur goditjet e vazhdueshme...
    Lajme03 Mars 2026
    Pak para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në një intervistë për Tëvë1, bashkëkryetarja e GUXO-së, Donika Gërvalla, thoshte se çështja e zgjedhjes ose...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.