×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ikin bizneset kosovare / Për 10 muaj rreth 302 milionë € investime jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri

    FrontOnline
    11 Janar 2026

    Rritje rekorde e investimeve direkte jashtë Kosovës është shënuar gjatë dhjetë mujorit (janar-tetor) 2025, duke e arritur shumën e përgjithshme prej rreth 302 milionë euro, raporton portali FrontOnline.

    Bazuar në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) investimet direkte jashtë Kosovës janë rritur drastikisht vitin që lamë pas.

    Shumica e bizneseve vendore janë orientuar drejt tregut shqiptar, me ç’rast  Kosova është pozicionuar si investitori kryesor në Shqipëri për vitin 2025.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (2024).

    Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, raportuan mediet e Shqipërisë.

    Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

    Në muajin korrik 2025, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

    Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

    Ndërsa në fillim të muajit shtator të vitit që lamë pas, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

    Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

    Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë. KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.

    KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

    Stoku i investimeve nga Kosova në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 550 milionë euro, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.