
Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje të madhe përgjatë periudhës dhjetëmujorëshe (janar-tetor) të vitit të kaluar, duke e arritur shifrën prej 4.64 miliardë euro, bëhet e ditur në stastistikat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), raporton Front Online.
Sipas BQK-së, përgjatë periudhës janar-tetor 2025 importi i mallrave ka arritur në 5.43 miliardë euro, që është për 13.77% më i lartë se në periudhën e njejtë të vitit tyë kaluar, përderisa eksporti i përgjithshëm i mallrave kosovare ka qenë 785 milionë euro, për 0.23% më i ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, raporton Front Online.
/FrontOnline/