×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    MZHE: Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të ketë ndikim pozitiv dhe të shumëfishtë në punësim

    FrontOnline
    05 Gusht 2019

    Përmes një postimi në rrjete sociale, MZHE thekson se termocentrali i ri do të ketë ndikim pozitiv dhe të shumë-fishtë në punësim.

    ‘Kosova e Re do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social në Kosovë, do të eliminoj varshmërinë nga importet dhe humbjet e vazhdueshme në ekonomi si pasojë e mungesës së energjisë’, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

    ‘Vetëm gjatë fazës së ndërtimit do të krijohen rreth 10 mijë vende direkte të punës si dhe mijëra vende indirekte të punës si rezultat i furnizimeve në termocentral, duke nxitur zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik dhe social të vendit’, vlerëson MZHE.

    Me të përfunduar ndërtimi dhe kur termocentrali bëhet operacional, do të krijohen qindra vende pune afatgjate, me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes së impiantit të ri.

    ‘Po ashtu, me ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ garantohet vazhdimi i ekzistimit të industrisë minerare të thëngjillit në Kosovë, e cila për dekada ka ndikim shumëdimensional në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, nga ku do të ruhen dhe gjenerohen vende pune për 40 vitet e ardhshme të operimit të termocentralit të ri’, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

    Përkundër të qenit vendi i tretë për nga rezervat e thëngjillit në Evropë, pas dy dekadash përballjeje me mungesë të ashpër të energjisë elektrike, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Amerikane ContourGlobal, për të zhvilluar projektin e termocentralit të ri në vend.

    Të dyja kanë njoftuar mbi përzgjedhjen e gjigantit Amerikan ‘General Electric’ për kontratën e inxhinierimit, prokurimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes afatgjate të termocentralit të ri, që pritet të sjellë mjaftueshëm rrymë për furnizim të rregullt dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.

    Ndryshe, në mungesë të termocentralit të ri dhe projekteve tjera të energjisë së ripërtrishme, pas mbylljes së termocentralit Kosova A, vendi mund të përballet me mungesë të dukshme të energjisë elektrike.

    Si rrjedhojë, asaj i duhet të varet në importe për furnizim me rrymë në vend. Raporte zyrtare theksojnë se vetëm dhjetë vitet e fundit, Kosova ka importuar mbi gjysmë miliardi euro energji elektrike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të keqe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.