×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Ndërprerjet e rrymës në Kosovë” – Bizneset paralajmërojnë pasoja të rënda dhe humbje financiare

    FrontOnline
    06 Janar 2026

    Disa qytete e fshatra në Kosovë janë përballur ditëve të fundit me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ku në disa zona furnizimi me rrymë ka munguar për orë të tëra, shpeshherë edhe pa asnjë paralajmërim.

    Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët dhe veçanërisht te bizneset, të cilat po përballen me vështirësi serioze në funksionimin e tyre dhe me humbje financiare.

    Mungesa e energjisë elektrike dhe ndërprerjet e shpeshta pa paralajmërim kanë rikthyer shqetësimin te qytetarët dhe komuniteti i biznesit në Kosovë, në një kohë kur Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar vendim për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike.

    Ky zhvillim ka nxitur reagime nga përfaqësuesit e bizneseve, të cilët paralajmërojnë pasoja të rënda për sektorin prodhues, investimet dhe punësimin në vend.

     AKB alarmon: Ndërprerjet e rrymës po dëmtojnë rëndë bizneset në Kosovë

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka shprehur shqetësim lidhur me vështirësitë e furnizimit me energji elektrike gjatë muajve të fundit, duke theksuar se ndërprerjet e shpeshta dhe pa paralajmërim po e godasin drejtpërdrejt sektorin prodhues në Kosovë.

    Sipas Shahinit, mungesa e rrymës po shkakton humbje të mëdha për bizneset.

    Ai tha për “Front Online” se situata është edhe më shqetësuese për investitorët e huaj.

    “Vështirësitë e paraqitura muajt e fundit me furnizim të energjisë elektrike janë shqetësuese kemi mungesë të rrymës edhe pa paralajmërim dhe kjo po e godet sektorin prodhues kur ata goditën me mungesë të rrymës pa paralajmërim kanë humbje në lëndën e parë për çdo biznes e lëre më për ata të huajt që nuk vijnë hiç”, ka thënë Shahini.

    Ai shtoi se për shkak të ndërprerjeve të rrymës, shumë biznese janë detyruar të blejnë agregatë për prodhim të energjisë.

    “Në mungesë të rrymës dhe shtrenjtimit të saj ka shtrenjtim edhe të produkteve nga bizneset, ndërprerje e rrymës i shtinë në përdorim që të blejnë agregat derivatet e naftës janë të shtrenjta dhe këto e mbyllin ose vështirësojnë punën në biznes”, thotë ai.

    Shahini shprehet se disa biznese kanë reduktuar numrin e të punësuarve.

    “Shumë biznese kanë reduktuar numrin e të punësuarve disa edhe kanë ikë nga Kosovë me bërë biznes në tjera vende”, deklaroi Shahini për “Front Online”.

     DhTIK: Ndërprerjet e papritura të rrymës po rrisin kostot dhe rrezikojnë kolapsin e bizneseve

    Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Kushtrim Ahmeti në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me problemet e fundit në furnizimin me energji elektrike.

    Ai ka shtuar se reduktimet e shpeshta dhe mungesa e paralajmërimeve po u shkaktojnë dëme serioze bizneseve në vend.

    Ahmeti tha se gjatë ditëve të fundit ka pasur ankesa të shumta nga bizneset.

    “Këto ditë ka pas probleme me reduktime dhe po ankohen shumë që s’ka paralajmërim për ndaljen e rrymës se me orë të tëra po ka mungesë të energjisë të paktën duhet të lajmërohen që mos të përballën me dëme që po u shkakton kjo situatë”, u shpreh Ahmeti.

    Sipas tij, kjo gjendje po e rrit ndjeshëm koston e operimit për bizneset.

    “Kjo situatë e rritë koston se biznesi i ka dy zgjidhje ose të ndërpres të gjithë punën ose të angazhohet për të mbushur gjeneratorët , dhe kjo nuk është zgjidhje”, ka thënë ai.

    Ai paralajmëroi se Kosova rrezikon të përsërisë situatën e vitit të kaluar, kur vendi u përball me kolaps të plotë energjetik.

    Duket se jemi duke shkuar në rrugën e njëjtë si vitin e kaluar që kemi pas kolaps total. Është papërgjegjshmëri totale nga institucionet që nuk po reagojnë”, deklaroi Ahmeti për “Front Online”.

     Eksperti i Ekonomisë: Në vitin 2025, qytetarët e Kosovës ende pa furnizim të sigurt me energji

    Eksperti i ekonomisë, Arton Muhaxhiri për “Front Online” ka shprehur shqetësimin e tij mbi situatën e rënduar energjetike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të papranueshme.

    Sipas tij, në vitin 2025 qytete të tëra mbeten pa furnizim me energji elektrike për orë të tëra.

    “Ajo që po ndodh sot në Kosovë është e papranueshme. Në vitin 2025, qytete të tëra mbesin pa rrymë me orë të tëra, duke e dëmtuar rëndë ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Bizneset po pësojnë humbje, ndërsa qytetarët po paguajnë energji më të shtrenjtë, por pa furnizim të sigurt”, tha Muhaxhiri.

    Ai tha se mungesa e reagimit të shtetit dhe mosplani i qartë për zgjidhjen e krizës energjetike po dëmton seriozisht zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Mungon reagimi i shtetit dhe nuk ka as plan, as përgjegjësi. Një vend që nuk garanton energji elektrike nuk mund të ketë zhvillim ekonomik. Kjo gjendje kërkon veprim të menjëhershëm, jo arsyetime”, ka deklaruar ai./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.