×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-guvernatori: BQK nuk reagoi mjaftueshëm, rritja e tarifave bankare po rëndon qytetarët dhe bizneset

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2025

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në një prononcim për “Front Online”  ka reaguar ndaj rritjes së tarifave bankare për disa shërbime bazike, duke paralajmëruar se këto vendime po krijojnë barrë për qytetarët dhe bizneset.

    “Rritja deri në 100% e tarifave bankare për shërbime bazike përbën një barrë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset, veçanërisht në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm. Këto nuk janë shërbime luksi, por nevoja themelore për funksionimin financiar të përditshëm”, tha Mehmeti.

    Ai tha se situata bëhet edhe më shqetësuese për faktin se këto rritje kanë ndodhur vetëm pak muaj pasi bankat kanë raportuar fitime rekorde.

    “Fakti që këto rritje kanë ndodhur pak muaj pasi bankat kanë realizuar fitime rekorde e bën situatën edhe më problematike dhe cenon besimin publik në sistemin bankar. Bankat kanë përgjegjësi jo vetëm ndaj aksionarëve, por edhe ndaj klientëve dhe stabilitetit afatgjatë të tregut financiar”, u shpreh ai.

    Mehmeti ka kritikuar rolin e BQK-së, duke thënë se reagimi i saj deri më tani ka qenë i pamjaftueshëm.

    “Roli i BQK është thelbësor dhe, fatkeqësisht, reagimi i saj deri tani ka qenë i pamjaftueshëm. BQK nuk mund të kufizohet vetëm në pranimin e ankesave, pasi ka mandat ligjor për mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurimin e konkurrencës së ndershme”, deklaroi Mehmeti.

    Sipas tij, BQK duhej të kishte kërkuar analiza të detajuara të kostove, transparencë të plotë nga bankat.

    “BQK duhej të kishte kërkuar analiza të detajuara të kostove, transparencë të plotë nga bankat dhe, nëse do të ishte e nevojshme, të përdorte instrumente rregullative për të parandaluar rritje disproporcionale. Mbrojtja e konsumatorit financiar nuk është funksion dytësor, por një detyrim thelbësor institucional”, thotë Mehmeti për “Front Online”.

    Rriten tarifat bankare në Kosovë/ Bankat me fitime rekorde, ekspertët paralajmërojnë barrë financiare për qytetarët

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.