×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ish-ministri i ekonomisë: Rritja e pakontrolluar e çmimeve po varfëron masivisht qytetarët

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2025

    Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, në një prononcim për FrontOnline  ka vlerësuar se rritja e çmimeve në vend nuk është një dukuri e përkohshme, por një proces që ka vazhduar prej vitesh dhe po ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

    Sipas tij, çmimet nuk janë rritur vetëm në muajin e fundit, por gjatë gjithë vitit, me ritme relativisht të larta, sidomos nga muaji maj e këndej, fillimisht në nivelin 4–5 për qind dhe tashmë mbi 5 për qind.

    Ai ka theksuar se ky trend ka nisur që nga viti 2020 dhe ka vazhduar edhe në vitet 2021 e tutje, me rritje të shpejta dhe të vazhdueshme.

    ‘’ Jo vetëm në muajin e fundit por edhe në muajin paraprak gjatë krejt vitit rritja e çmimeve ka vazhduar me ritme relativisht të larta sidomos prej muajit maj e këtej 4-5% tani mbi  5% . Nuk është rritja veç gjatë këtij viti po rritje ka pasur prej vitit  2020, 2021 e këtej kanë pësuar rritje rapide e dinamike’’, tha ish-ministri Shatri për FrontOnline.

    Shatri ka thënë se problemi kryesor qëndron te fakti se pagat, pensionet dhe kompensimet nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve, çka ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse dhe varfërimin e popullsisë. Sipas tij, shumica e qytetarëve shpenzojnë pothuajse të gjithë të ardhurat mujore për artikujt bazë të shportës, pasi pagat nuk mjaftojnë për shpenzime të tjera.

    ‘’ Në anën tjetër pagat pensionet e kompensimet nuk janë rritur janë me të njëjtën dinamike, kjo ka ndikuar që të bjerë standardi e të varfërohet popullsia. Çmimet e artikujve të shportës për të cilët shumica e banorëve komplet pagën e harxhon janë rritur sepse pagat e këtij vendit nuk mjaftojnë për gjëra të tjera vëtëm për produkte shporte’’, ka thënë Shatri.

    Ish ministri Shatri  ka vlerësuar se situata aktuale e bën popullsinë më të varfër sesa në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë. Rritja e çmimeve, sipas Shatrit, po i godet më së shumti shtresat e mesme dhe të varfra, shërbyesit civilë dhe punëtorët e sektorit privat, duke prekur rreth 300 mijë familje.

    ‘’ Rritja e këtyre produkteve është rritur dhe kjo tregon se banorët e këtij vendi brenda këtij viti janë më të varfër sesa kanë qenë ne vitin 2020 sa ka qenë pandemia. Kjo rritje i godet shtresat e mesme e të varfra, shërbyesit civil, sektorin privat e të tjera këta njerëz diku 300,00 familje e paga që merren në muaj’’, tha Shatri.

    Në këtë kontekst, Shatri ka përmendur edhe shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë  se rritja e çmimit të rrymës ka rënduar ndjeshëm buxhetet familjare dhe ka ndikuar në rritjen e kostos së produkteve vendore, të cilat në disa raste janë bërë më të shtrenjta se produktet e importuara.

    ‘’Pastaj është shtrenjtuar edhe rryma krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo ka ndikuar në rritjen edhe të produkteve vendore që janë bërë n ë disa raste më të shtrenjta disa ato të importuara’’, tha Shatri.

    Në fund, ai ka vlerësuar se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Qeverinë, e cila, sipas tij, nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme për nxitjen e prodhimit vendor dhe frenimin e rritjes së çmimeve, duke e lënë barrën kryesore mbi qytetarët.

    ‘’Kjo është shkaktuar nga mungesa e dinamikave të mira nga ana e qeverise , kjo qeveri nuk ka vepru asgjë ne favor te nxitjes se prodhimtarisë vendore te frenimit të çmimeve’’, përfundoi  Shatri.

    Njohësit ngrenë alarmin: Shtrenjtimi i jetesës po del jashtë kontrollit

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.