×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova lë prapa vendet e Evropës për nga shtrenjtimi i produkteve

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2025

    Agjencia e statistikave tha se gjatë muajit nëntor më së shumti u shtrenjtuan, energjia elektrike me 15.5%, produktet ushqimore me një mesatare prej 8.5%, mishi për 13.7%, pemët për 16.1%. Ndërsa rritje të çmimeve patën edhe produktet e qumështit dhe vezët të cilat në nëntor u shtrenjtuan për 10.5%. Sipas shënimeve statistikore: një kilogram mish mesatarisht shitet me 12 euro kurse 30 kokrra vezë mbi 5.5 euro.

    Aktualisht Kosova është e para në Ballkan me shkallën e inflacionit në muajin nëntor që ka arritur në 5.3% përderisa në Maqedoninë e Veriut 4%. Shqipëria ka arritur të mbajë një kosto të ulët të jetesës pasi shkalla e inflacionit është e ngjashme me vendet e BE-së, 2.2%. Në Kosovë çmimet e produkteve ushqimore janë gati dyfish më të shtrenjta se në BE. Aktualisht, shqetësimi më i madh i qytetarëve janë faturat e larta të energjisë elektrike, fatura të cilat nëpër të gjitha vendet Evropiane por edhe të rajonit kanë pësuar ulje. Çmimet më të larta të produkteve në Kosovë në krahasim me vendet Evropiane i konfirmojnë edhe qytetarët.

    “Unë jetoj në Kroaci dhe këtu disa produkte janë shumë më të shtrenjta.”, tha ai.

    “Mw sw shumti edhe ma e rana është rryma, çdo muaj shkon tu u shtrenjtua, se mos të flasë për vezët që janë ba 6 euro, e vaji e këto tjerat…”

    “Veç merrni faturat e rrymës edhe i shihini, politikë ma të keqe kurrë nuk ka pas në Kosovë…”, u shpreh një qytetar tjetër për rtv21

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të ekonomisë Lulzim Beqiri, ngre alarmin se shkalla e inflacionit rrezikon të rritet edhe më shumë.

    “Po çmimet rrezikojnë të rriten edhe më shumë sepse dihet që në fund të vitit gjithmonë janë rritur çmimet, ndërsa ardhja e mërgimtarëve, diasporës do ta ketë ndikimin e vet…”, tha Beqiri për rtv21

    Ndryshe Kosova po shënon shkallën më të lartë të inflacionit që nga pandemia Covid. Shkaktar kryesor i rritjes së inflacionit thuhet të jetë shtrenjtimi i vazhdueshëm i energjisë elektrike qoftë për bizneset qoftë për ekonomitë familjare dhe mungesa e investimeve kapitale, investime të cilat do të mundësonin qarkullimin më të madh të mjeteve financiare, hapjen e vendeve të punës dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.