
Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë për “Front Online” ka paralajmëruar se vendimi për rritjen e pagës minimale nga janari në 425 euro mund të ketë pasoja negative për bizneset dhe ekonominë.
Ai tha se rritja e pagës minimale duhet të bëhet me konsultim të përfaqësuesve të bizneseve.
“Sot lajmëroi që pagën minimale do ta rritë sipas tij do ta trefishojë në gjysmë të vitit, kjo është e nevojshme por jo pa konsultën e përfaqësuesve të bizneseve e odat ekonomike e bashkëpunëtorët profesional por Kurtit nuk i intereson mendimi i të tjerëve nuk është bashkëpunues dhe nuk i mendon dëmet e shkaktuara”, deklaroi Qorrolli.
Sipas tij, vendimi i Qeverisë mund të çojë në mbyllje të bizneseve, duke kthyer vendin më shumë në një popull konsumues sesa prodhues.
“Me këtë vendim ai do të mbyllë bizneset qoftë ato të gastronomisë, sigurimeve të marketeve se pagesat ndaj shërbimit të tyre se bizneset nuk mund të ja dalin pa të ardhura dhe shkakton largim nga vendi i punës e pas kësaj vazhdon migrimi”, tha ai.
Qorrolli kritikoi kryeministrin për mosmarrjen parasysh të dëmeve të mundshme për ekonominë.
“Do të kemi më pak trust pensional, më pak të hyra buxhetore për institucione dhe më pak TVSH. Kur shkatërrohen e mbyllën bizneset ne do të kthehemi në një popull konsumues dhe jo prodhues”, ka deklaruar Qorrolli për “Front Online”.
Paga minimale në 425 euro konsiderohet e pamjaftueshme, ekspertët paralajmërojnë mbyllje biznesesh