×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe shkakton ‘’stuhi’’ reagimesh/ Politika e ndarë, diplomatët të shqetësuar

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Ky refuzim, një rast i ngjashëm me situata të mëparshme zgjedhore, ka shkaktuar reagime të menjëhershme në skenën politike dhe diplomatike në Kosovë.

    Ambasadat e vendeve të QUINT-it, si edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shprehën shqetësim lidhur me këtë vendim, duke kërkuar që procesi i certifikimit të zhvillohet me transparencë dhe në përputhje të plotë me kornizën ligjore, në mënyrë që të garantohet pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në zgjedhje.

    Përfaqësuesit diplomatikë theksuan se proceset zgjedhore duhet të mbeten gjithëpërfshirëse dhe të depolitizuara, si parim themelor i standardeve demokratike.

    Pas vendimit, Lista Serbe mbajti një konferencë për media ku njoftoi se do t’i ndjekë të gjitha hapat e tjerë ligjorë për të siguruar certifikimin e saj.

    Ky zhvillim ka hapur një tjetër debat të ashpër në prag të zgjedhjeve, me pritje se institucionet e drejtësisë do të kenë fjalën përfundimtare për vlefshmërinë e vendimit të KQZ-së.

     

    Brahimaj kritikon vendimin e KQZ-së: VV-ja e ka pasur gjithë aparatin shtetëror me e shpallë Listën Serbe terroriste

    Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka folur për FrontOnline, ndaj vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si tejkalim të kompetencave ligjore.

    Brahimaj tha se nëse Vetëvendosja ka pasur prova apo vullnet politik, ka pasur në dispozicion të gjithë aparatin shtetëror për të ndërmarrë masa ligjore ndaj Listës Serbe, por jo t’ia delegojë këtë rol KQZ-së.

    VV e ka pasur gjithë aparatin shtetëror me e shpallë Listën Serbe terroriste ose me dërgu në gjyq”, deklaroi ai.

    Sipas Brahimajt, KQZ-ja nuk ka mandat të vendosë mbi natyrën apo karakterin e një partie politike, por vetëm të verifikojë dokumentacionin teknik për pjesëmarrje në zgjedhje.

    KQZ nuk është gjykatë me vendos kush është ashtu e kush kështu, ajo e ka për detyrë vetëm a i plotëson dokumentet”, shtoi ai.

     

    Avni Arifi për moscertifikimin e Listës Serbe: Film i VV-së për vota, vendimi vetëm e ndihmon atë

    Ish-kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi, për FrontOnline, ka komentuar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një manovër politike të Vetëvendosjes me synim përfitimin elektoral.

    Arifi tha se është e ditur që ky vendim nuk do të mbijetojë në instancat e tjera, por sipas tij, VV-ja po e përdor për të krijuar narrativë politike në prag të zgjedhjeve.

    Është një film i VV-së me qëllim që të fitojë vota, edhe pse e dinë që nuk kalon”, deklaroi Arifi për FrontOnline.

    Ai shtoi se veprimet e tilla vetëm sa e favorizojnë Listën Serbe, njësoj siç ndodhi në zgjedhjet lokale, ku ky subjekt politik serb fitoi bindshëm shumicën e komunave me shumicë serbe.

    E natyrshme që e ndihmon Listën Serbe, sikurse e ndihmoi në zgjedhjet lokale ku i fitoi 10 komuna bindshëm”, u shpreh Arifi.

     

    Kadri Kryeziu kritikon moscertifikimin e Listës Serbe: Gjykata e kthen, KQZ-ja nuk ka kompetenca ta ndalojë

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur për FrontOnline pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar atë si çështje thjesht procedurale dhe formale, e jo politike, ashtu siç po paraqitet nga subjektet politike.

    Kryeziu tha se partitë politike të regjistruara certifikohen automatikisht, ndërsa çdo devijim nga kjo praktikë krijon tensione të panevojshme dhe prodhon efekte të dëmshme.

    Ky certifikim është çështje procedurale dhe formale. Partitë politike që regjistrohen në mënyrë automatike edhe certifikohen. Këta po bëjnë politikë, të gjithë, dhe është politikë me efekte negative”, deklaroi Kryeziu për Front Online.

    Ai theksoi se rruga ligjore është e qartë dhe se vendimi i KQZ-së do të kthehet nga gjykatat, pasi ky institucion nuk ka kompetenca për të ndaluar certifikimin e një partie të regjistruar.

    Kërkesa e tyre shkon në gjykatë dhe gjykata ua kthen, dhe KQZ nuk ka kompetenca as kushtetuese e as ligjore mos me certifiku, përkundër asaj që është institucion kushtetues’’, tha ai.

    Në këtë drejtim, Kryeziu paralajmëroi se efektet e një vendimi të tillë janë negative si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

    Efektet janë negative si në aspektin e brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar. Serbët i kemi detyrë me integru, por jo me forcë, por me demokraci dhe liberalizëm,” u shpreh ai.

     

    Emilja Rexhepi nuk komenton vendimin e KQZ-së për Listën Serbe

    Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi, ka refuzuar të japë qëndrim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    E kontaktuar nga Front Online, Rexhepi tha shkurt se nuk dëshiron të komentojë këtë çështje.

    Nuk dua të komentoj asgjë lidhur me këtë çështje”, u shpreh ajo, duke e bërë të qartë se nuk do të përfshihet në debatin politik rreth vendimit të KQZ-së.

    Moscertifikimi i Listës Serbe ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe diplomatike, por Rexhepi zgjodhi të qëndrojë jashtë këtij diskutimi./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.