×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Çfarë ndodh me buxhetin pas 1 janarit? Sindikatat japin alarmin, ish-ministri tregon zgjidhjen

    FrontOnline
    23 Nëntor 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 20 nëntor, ka caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atë të 28 dhjetorit, pas dështimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur një ekzekutiv të ri.

    Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, aktivizohet neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike që mundëson zgjatjen buxhetore për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik.

    Pas këtyre dy muajve situata mbetet krejtësisht e paqartë.

    Kosova po hyn në vitin 2026 pa miratim të buxhetit shtetëror, pavarësisht se Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti e ka miratuar një projektligj për buxhetin.

    Ekspertë të ekonomisë e sindikalistët kanë shprehur shqetësimin për pagat e punëtorëve, pasi sipas tyre, nëse nuk formohet institucionet pas zgjedhjeve vendi do përfundoj në një kolaps ekonomik.

     

    Ish-ministri i Financave: Buxheti zgjatet me automatizëm pas shpalljes së zgjedhjeve

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka sqaruar për “Front Online” skenarin ligjor që ndjeket për buxhetin e shtetit pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor.

    Ai tha se, sipas rregullave në tre muajt e fundit të vitit buxhetor nëse shpallen zgjedhjet, buxheti ekzistues zgjatet.

    Sipas Shatrit, sfida mund të paraqitet në muajin mars, në rast se institucionet e reja ende nuk janë konstituuar.

    “Pasi janë shpallë zgjedhjet në muajin dhjetor, sipas rregullave në tre muajt e fundit të vitit buxhetor së shpalljes së zgjedhjeve me automatizëm zgjatet buxheti janar-shkurt. Tani në muajin mars nëse nuk ka institucione letë mendon ai qe e ka zgjedhur populli për zgjidhjen”, ka deklaruar Shatri për “Front Online”.

     

    Kreu i SBASHK-ut alarmon: Pa parlament e qeveri, rrezikohen pagat e punëtorëve

     

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për “Front Online” ka shprehur shqetësim të thellë për situatën institucionale pas shpërndarjes së Kuvendit.

    Ai paralajmëroi se mungesa e një zgjidhjeje deri më 1 janar mund të sjellë pasoja të rënda, përfshirë rrezikun që punëtorët të mbeten pa paga.

    “Situata e krijuar është shume e keqe sepse nga sot nuk kemi as parlament, nuk kemi as Qeveri dhe ka frikë të arsyeshme dhe s’ka si të votohet buxheti sepse Kuvendi u shpërnda. Kemi situate të keqe se çka do të ndodh nga 1 janari nëse nuk gjendet ndonjë zgjedhje, sepse të mbesin njerëzit pa paga është gjëja me e keqe”, tha Jasharaj.

    Jasharaj ka bërë të ditur se shumë punëtorë tashmë janë të ngarkuar me kredi dhe përballen me rritje të kamatave.

    Ai shtoi se në mungesë të institucioneve, sindikata nuk ka me kë të dialogojë dhe as mundësi të organizojë forma proteste.

    “Punëtorët edhe janë në kredi dhe kanë dy goditje edhe me rritje të kamatave edhe s’kanë paga. Nëse në fund të janarit nuk do të ketë paga ne do të konsultohemi me anëtarësinë tone edhe pse fatkeqësisht, nuk ka as dialog se s’kemi me kë ta bëjmë e s’mund të bëjmë as protesta e greva se s’kemi para kujt të bëjmë. Nuk mund të bëjmë as bojkot se s’kemi para kujt të bëjmë”, ka deklaruar Jasharaj.

     

    Federata e Shëndetësisë paralajmëron grevë nëse pagat bllokohen nga kriza institucionale

     

    Shpërbërja e Kuvendit dhe caktimi i zgjedhjeve për 28 dhjetor kanë futur vendin në një “situatë të papranueshme pasigurie institucionale”, ka paralajmëruar për “Front Online” Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

    Ajo tha se Kosova sot është pa Kuvend dhe pa buxhet të miratuar, çka krijon rrezik real që nga 1 janari të mos ekzekutohen pagat e punëtorëve të sektorit publik.

    “Sot Kosova është pa Kuvend dhe, pa buxhet të miratuar, rreziku që nga 1 janari pagat e sektorit publik  përfshirë punëtorët shëndetësorë të mos ekzekutohen është real dhe shumë shqetësues”, tha ajo.

    Sipas saj, është e papranueshme që punëtorët të mbahen peng të bllokadave politike.

    “Federata e Sindikatave të Shëndetësisë e konsideron të papranueshme që punëtorët të mbahen peng të bllokadave politike. Shëndetësia nuk mund të funksionojë mbi pasiguri dhe improvizim”, u shpreh Imeri.

    Federata paralajmëroi se nëse pagat nuk ekzekutohen nga 1 janari, do të ndërmerren hapa konkretë, duke mos përjashtuar protestat ose grevën.

    “Nëse pagat nuk ekzekutohen nga 1 janari ,Federata do të ndërmarrë menjëherë hapa konkretë:

    -Kërkesë urgjente për zgjidhje institucionale.

    -Mobilizim të strukturave sindikale.

    -Reagime publike të ashpra;

    -Veprime sindikale përfshirë protestë ose grevë, nëse cenohet e drejta ligjore e punëtorëve”, ka deklaruar ajo për “Front Online”.

     

     Rreziku nga mosmiratimi i buxhetit, Hoti: Qeveria të garantojë pagat e policëve

     

    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti në një prononcim për “Front Online” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që të ofrojnë garanci me shkrim se pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të ekzekutohen rregullisht, edhe në rast se buxheti i ri nuk miratohet me kohë.

    “Në këtë drejtim, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Financave: Të japin garanci me shkrim që pagat e punonjësve në  Policinë e Kosovës, do të vazhdojnë të paguhen rregullisht edhe nëse buxheti i ri nuk miratohet me kohë”, u shpreh ai./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.