×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paralajmërojnë ekspertët: Çmimet e rrymës e ushqimeve jashtë kontrollit, qeveria pa masa – s’po reagon

    FrontOnline
    14 Nëntor 2025

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit janë rritur me 5.1% në tetor 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ka arritur në 0.6%.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit shënon kështu një mesatare më të lartë, duke vështirësuar edhe më tej jetën e qytetarëve.

    Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve po kritikojnë institucionet shtetërore për mungesë të masave konkrete që do të frenonin këtë trend.

    Sipas tyre, qeveria po dështon të ndërmarrë politika efektive për stabilizimin e tregut, ndërkohë që kostot e energjisë dhe mallrave bazë po rriten nga muaji në muaj, duke rënduar ndjeshëm jetesën e qytetarëve.

     

    Kaçaniku nga “Konsumatori”: Rritja e çmimeve i konvenon qeverisë, qytetari paguan çmimin

    Përfaqësuesi i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të një programi që mbron interesat e qytetarëve konsumatorë.

    Ai tha se ekzekutivi nuk ka treguar aftësi për të stabilizuar tregun dhe për të frenuar rritjen e çmimeve.

    “As kjo qeveri nuk ka dëshmuar që ka program për kauzën për mbrojtën e qytetarit konsumator i cili është taksapagues kryesor nga i cili financohet shteti e shoh si kamuflim ose fshehje prapa tregut global. Mosaftësi ose mungesë e aftësisë për planin për të stabilizuar tregun për çmimit. Po të kishim treg të konsoliduar do të kishim edhe rregullator çmimesh e furnizimesh”, tha ai.

    Sipas Kaçanikut, mungesa e një tregu të konsoliduar dhe e një rregullatori të çmimeve e furnizimeve po dëmton drejtpërdrejt qytetarët.

    Ai shtoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve i konvenon qeverisë.

    “Edhe kjo qeveria nuk ka bërë asgjë, s’ka asgjë prej askujt vetëm qytetari po dëmtohet nga rritja e vazhdueshme të çmimit, kjo i konvenon qeverisë se e rritë buxhetin”, ka deklaruar Kaçaniku.

     

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Çmimet po rritën, të ardhurat jo – Qeveria s’ka veprime

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj ka ngritur shqetësim për rritjen e inflacionit në Kosovë, i cili ka kaluar mbi 5% në tetor, nga 4.7% në muajin paraprak.

    Ai e ka lidhur këtë me mungesën e vendimeve dhe politikave adekuate që mund të frenonin rritjen e çmimeve.

    “4.7% ka qenë inflacioni në muajin e kaluar tani është shkuar mbi 5 %, kjo si rezultat i mungesës së vendimeve, politikave adekuate të cilat do të ndikonin në ndaljen e rritjes së inflacionet”, u shpreh ai.

    Dreshaj thotë se ka mungesë të veprimeve nga qeveria dhe institucionet përkatëse për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve.

     “Kësaj rritje ja ka ndihmuar edhe vendimi i dëmshëm i ZRRe për daljen në tregun të lirë të energjisë  dhe është trefishuar kostoja e energjisë. Kemi mungesë të veprimeve të qeverisë e parlamentit dhe institucioneve përkatëse, askush s’po reagon për ta parandaluar rritjen enorme të çmimeve”, ka deklaruar Dreshaj.

    Tutje, ai deklaroi se anipse çmimet janë rritur, të ardhurat kanë mbetur të njëjta.

    “Kosova krahasuar me vitin 2024 ka pasur rritje të importit se sa rënie të eksportit kjo si rezultat e rritjes së çmimit, të ardhurat janë të njëjta dhe rritja e shportës të konsumit ditor po rritët dita ditës”, thotë Dreshaj për “Front Online”.

     

    Ekonomisti Beqiri alarmon: Çmimet po rriten çdo ditë, institucionet nuk po reagojnë

    Njohësi i ekonomisë, Lulzim Beqiri ka folur për “Front Online” lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë.

    Sipas tij, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike, në një kohë kur pagat mbeten të pandryshuara, po ul ndjeshëm fuqinë blerëse të qytetarëve.

    “Rritja e inflacionit me 5.1% brenda vitit dhe 0.6% vetëm muajin e fundit, po rëndon seriozisht jetesën e qytetarëve kosovarë. Ushqimet dhe rryma janë bërë shumë më të shtrenjta, ndërsa pagat mbeten të pandryshuara, duke ulur fuqinë blerëse të familjeve, sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thotë Beqiri.

    Beqiri ka kritikuar mosfunksionimin e Kuvendit, joaktivitetin e Autoritetit të Konkurrencës dhe qeverinë në detyrë.

    “Situata përkeqësohet edhe më tej nga mosfunksionimi i Kuvendit, joaktiviteti i Autoritetit të Konkurrencës dhe fakti që qeveria është në detyrë, duke lënë qytetarët pa mbrojtje institucionale në një kohë kur çmimet po rriten çdo ditë”, ka deklaruar ai.

    Ai kërkoi masa urgjente për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të standardit të jetesës.

    “Nevojiten masa urgjente lidhur me situatën e krijuar: ulje e TVSH-së për produktet bazike, subvencionim për familjet në nevojë, kontroll real të tregut dhe mbështetje për prodhuesit vendorë. Pa këto ndërhyrje, presioni ekonomik vetëm sa do të rritet dhe standardi i jetesës do të vazhdojë të bjerë”, ka theksuar Beqiri./Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.