×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bellaqa: Mungesa e institucioneve ka shkaktuar çrregullim ekonomik dhe rritje të shpenzimeve buxhetore

    FrontOnline
    12 Nëntor 2025

    Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për FrontOnline ka thënë se mosformimi i institucioneve qendrore ka sjellë pasoja serioze në menaxhimin e financave publike dhe në ekuilibrin ekonomik të vendit.

    “Sipas të dhënave, shpenzimet buxhetore prej 27.3 milionë euro për periudhën janar–shtator janë pasojë direkte e mosformimit të institucioneve qendrore, si e Parlamentit dhe Qeverisë”, tha Bellaqa

    Ai ka shtuar se mungesa e kontrollit institucional ka prodhuar dezekuilibër ekonomik në raportin e shpenzimeve buxhetore.

    ‘’Ka dezekujliber ekonomik në raportin e shpenzimeve buxhetore se nuk ka kontrolle sepse nuk ka mekanizma mbikëqyrës dhe kontrollues qe e menaxhojnë në nivelin e duhur parat publike ne institucione publike sepse shume institucione nuk kanë as mekanizma mbikëqyrëse dhe ekonomia publike dhe private ka dalur nga shtrati i vetë’’, tha ai.

    Sipas tij, shumë institucione nuk kanë as mekanizma mbikëqyrës dhe për pasojë ekonomia publike dhe private ka dalë nga shtrati i vet.

    “Mungesa e institucioneve qendrore reflektohet që të ketë shpenzime më të larta se sa normalja e ligjshme’’, ka shtuar Bellaqa.

    Ai ka kërkuar që çështja të trajtohet nga organet kompetente.

    “Këtë çështje duhet ta kryej Zyra e Auditorit të Përgjithshëm Kombëtar dhe ta verifikojë gjendjen, ndërsa të gjeturat t’i paraqesë ashtu si janë, pra dhe konform ligjeve të procedohet më tutje”, tha Bellaqa.

    Luksi qeveritar/ Për 9-muaj u shpenzuan 27.3 milionë euro për udhëtime zyrtare, thirrje telefonike dhe derivate të naftës

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.